Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita MR004G Betriebsanleitung Seite 103

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MR004G:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 76
6. Rrotulloni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes për të rregulluar nivelin e dëshiruar të zërit.
Zona e skanimit FM
Kur përdorni regjimin FM, radioja juaj mund të caktohet
të skanojë stacionet lokale ose të skanojë të gjitha
stacionet duke përfshirë stacionet e largëta të radios.
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
2. Shtypni butonin e bandës për të zgjedhur bandën
FM.
3. Shtypni butonin e cilësimit të përparuar dhe më pas
rrotulloni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes derisa në ekran të shfaqet "FM Scan Zone".
Shtypni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes për të futur cilësimin.
4. Rrotulloni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes për të kaluar mes opsioneve "Local" (vetëm
stacionet e forta) dhe "Distant" (Të gjitha stacionet)
në radhën e poshtme të ekranit. Opsioni "Distant"
do të lejojë radion të gjejë stacionet e dobëta gjatë
skanimit.
5. Shtypni çelësin e volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes për të konfirmuar përzgjedhjen. Cilësimi
"Local" ose "Distant" është i ruajtur në radio dhe
mbetet në fuqi derisa të ndryshohet ose derisa
sistemi të rivendoset.
Regjimet i ekranit – FM (RDS)
Radioja juaj ka një gamë opsionesh afishimi për regjimin
e radios FM.
Shtypni në mënyrë të përsëritur butonin e informacionit
për të parë informacionin e RDS (Sistemi i të dhënave
radio) të stacionit që po dëgjoni.
a. Stacioni i
Tregon emrin e stacionit që po
programit
dëgjoni.
b. Frekuenca
Tregon frekuencën e sinjalit FM.
c. Teksti i radios
Tregon mesazhet e tekstit si p.sh.
artikujt e rinj etj.
d. Lloji i programit
Tregon llojin e stacionit që po
dëgjoni, si POP, CLASSIC, NEWS
etj.
e. Ora dhe data
Tregon orën dhe datën aktuale.
Ruajtja e stacioneve të radios në
memorien e paravendosur (DAB dhe
FM)
Ka 5 paravendosje të memories për secilën bandë vale.
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
2. Sintonizohuni në stacionin e dëshiruar duke përdorur
një prej metodave të përshkruara më lart.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e dëshiruar
të paravendosjes derisa të shfaqet numri i
paravendosjes në ekran, për shembull, "P2 Saved".
Stacioni më pas ruhet në butonin e zgjedhur të
paravendosjes.
4. Përsëriteni këtë procedurë për paravendosjet e
mbetura.
5. Stacionet e ruajtura në memoriet e paravendosura
mund të mbishkruhen duke ndjekur procedurat e
përshkruara më lart.
Thirrja e stacioneve nga memoriet e
paravendosura (DAB dhe FM)
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
2. Shtypni butonin e bandës për të zgjedhur bandën e
valës së dëshiruar.
3. Shtypni shkurtimisht butonin e paravendosjes së
dëshiruar. Numri i paravendosjes dhe frekuenca e
stacionit do të shfaqen në ekran.
DËGJIMI I MUZIKËS
PËRMES TRANSMETIMIT
ME BLUETOOTH
Duhet ta çiftoni pajisjen me Bluetooth me radio përpara
se të mund të lidheni automatikisht për të luajtur/
transmetuar muzikë me Bluetooth përmes radios. Çiftimi
krijon një "lidhje" në mënyrë që të dyja pajisjet të mund
ta njohin njëra-tjetrën.
Shënim:
● Për të pasur cilësi më të mirë zëri, rekomandojmë
vendosjen e volumit në më shumë se dy të tretat
e volumit në pajisjen tuaj Bluetooth dhe më pas të
rregulloni volumin në radio siç kërkohet.
● Radioja mund të memorizojë deri në 8 sete pajisjesh
të çiftuara, kur memoria e tejkalon këtë shumë, do të
mbishkruhet historiku i çiftimit më të vjetër.
Çiftimi i pajisjes me Bluetooth për
herë të parë
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
Shtypni butonin e Band për të zgjedhur regjimin e
Bluetooth-it. Treguesi i Bluetooth-it në butonat e
paravendosjes pulson në ngjyrë blu për të treguar se
radioja mund të zbulohet.
2. Aktivizoni Bluetooth-in në pajisjen tuaj sipas manualit
të përdorimit të pajisjes për të lidhur radion. Gjeni
listën e pajisjeve me Bluetooth dhe zgjidhni pajisjen e
emërtuar "MR004G" (Me disa celularë të pajisur me
versione më të vjetra sesa BT2.1 Bluetooth, mund t'ju
nevojitet të fusni kodin "0000").
3. Pasi të lidheni, do të dëgjohet një tingull konfirmimi
dhe treguesi i Bluetooth-it në butonat e paravendosur
do të ndriçojë me dritë të pandryshueshme blu.
Thjesht mund të zgjidhni dhe të luani muzikë nga
pajisja juaj burimore. Kontrolli i volumit mund të
rregullohet nga pajisja burimore ose direkt nga radioja.
103 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis