d. Në rast të përdorimit të gabuar mund të shkaktojë deri rrjedhjen e lëngut nga
bateria. Shmangni kontaktin me të. Nëse bini në kontakt me të, shpëlajeni me
ujë. Nëse lëngu i baterive bie në kontakt me sytë, merrni menjëherë ndihmën
e mjekut. Shkelja e pjesës së lëngshme të baterisë mund të sjell deri te ngacmimi i
lëkurës ose djegiet.
e. Mos përdorni një bateri të dëmtuar ose të modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose
të modifikuara mund të sillen në mënyrë të paparashikueshme dhe të çojnë në zjarr,
shpërthim ose rrezik lëndimi.
f. Mos e ekspozoni baterinë në zjarr ose temperatura të larta. Zjarri ose temperaturat
mbi 130 °C mund të shkaktojnë një shpërthim.
g. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e ngarkoni kurrë baterinë ose
mjetin pa kordon jashtë kufirit të temperaturës të përcaktuar në udhëzimet e
përdorimit. Karikimi i gabuar ose karikimi jashtë kufirit të lejuar të temperaturës
mund të shkatërrojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
6. Shërbimi
a. Lejoni që vegla juaj elektrike e punës të riparohet vetëm nga personeli
profesional i kualifikuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Me këtë
vendoset që siguria e veglës elektrike të punës të jetë e qëndrueshme.
b. Asnjëherë mos i shërbeni bateritë e dëmtuara. E gjithë mirëmbajtja e baterive
duhet të kryhet vetëm nga prodhuesi ose qendrat e autorizuara të shërbimit ndaj
klientit.
7. Udhëzimet e sigurisë për sharrat segë
Mbajeni veglën elektrike duke e kapur nga dorezat e izoluara, në rastet kur jeni
duke kryer punë gjatë të cilave ju mund të prekni në linja elektrike të fshehura
apo mund të prekni kabullin e vetë pajisjes. Kontakti me objekte nën tension elektrik
mund të kalojë nën tension pjesë metalike të pajisjes dhe të shkaktojë goditje elektrike.
Fiksoni dhe siguroni materialin me morseta ose në mënyrë tjetër mbi një baza-
ment të qëndrueshëm. Kur mbani materialin vetëm me dorë ose përkundrejt trupit,
nuk është i sigurt e mund të shkaktohet humbje kontrolli.
Siguria elektrike
Verifikoni gjithmonë në i përgjigjet tensioni i baterisë llojit në tabelë. Përveq
kësaj, verifikoni nëse i përgjigjet tensioni i rrjetit, tensionit hyrës së baterisë
mbushëse.
Çelësi ndezur/fikur
• Shtypni bllokuesin e ndezjes së pavullnetshme (5) si dhe çelësin e ndezjes/fikjes (6). Së
fundi, lëshojeni sërish bllokuesin e ndezjes së pavullnetshme (5).
• Me çelësin e ndezjes/fikjes (6) mund të përcaktoni shkallën e numrit të rrotullimeve. Sa
më shpesh ta shtypni çelësin, aq më i lartë është numri i rrotullimeve të sharrës prerëse
me bateri.
• Për ta fikur pajisjen, lëshoni çelësin ndezur/fikur (6).
1293159 BDA_AKKU_Sä b elsä g e_18 V-RSS CPF.indd 27
1293159 BDA_AKKU_Sä b elsä g e_18 V-RSS CPF.indd 27
27
10.08.23 15:37
10.08.23 15:37