Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Samsung SEK-2000 Evolution Kit Kurzanleitung Seite 209

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für SEK-2000 Evolution Kit:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 122
Specifikimet
Emri i modelit
Përmasat (Gj x L x Th)
Pesha
Modelet e pajtueshme
Kushtet mjedisore
Temperatura e përdorimit
Lagështia e përdorimit
Temperatura e ruajtjes
Lagështia e ruajtjes
GARANCIA
Ky produkt Samsung ka garanci ndaj materialeve defektoze ose fabrikimit për periudhën e vendosur në tabelë
(drejtojuni tabelës së periudhës së garancisë sipas shtetit), duke nisur nga data fillestare e blerjes. Në rast
se kërkohet shërbim garancie, fillimisht duhet ta ktheni produktin te shitësi nga i cili e keni blerë. Megjithatë,
qendrat e autorizuara të shërbimit të Samsung-ut do ta pranojnë këtë garanci gjatë periudhës së garancisë.
Për më shumë hollësi, kontaktoni qendrën më të afërt të autorizuar të shërbimit.
PROCEDURË PËR TË BËRË KËRKESË SHËRBIMI BRENDA GARANCISË
Për të bërë një kërkesë brenda periudhës së garancisë, duhet të kontaktoni qendrën e Samsung-ut gjatë
periudhës së garancisë për të diskutuar problemet që keni me produktin. Nëse nevojiten riparime apo
zëvendësime, do t'ju jepet një numër për kërkesë brenda garancisë dhe adresa e një qendre të autorizuar
shërbimi.
Në mënyrë që të përftoni shërbim riparimi ose zëvendësim të produktit dhe nëse ju jepet numri për kërkesë
për shërbim garancie, duhet ta dërgoni produktin në qendrën e autorizuar të shërbimit bashkë me:
një kopje të kartës së garancisë të plotësuar, ose nëse e keni dërguar tashmë te Samsung, atëherë jepni
emrin, adresën dhe një numër telefoni për kontakt;
faturën origjinale, faturën tatimore ose atë të blerjes për blerjen e produktit të ri;
numrin për kërkesë brenda garancisë.
Samsung-u do të riparojë ose do të zëvendësojë produktin dhe do t'jua kthejë duke ju kontaktuar nëpërmjet
të dhënave tuaja të kontaktit.
KUSHTET E GARANCISË
1.
Garancia është e vlefshme vetëm nëse ndiqet procedura e mësipërme për të bërë një kërkesë
shërbimi brenda garancisë.
2.
Detyrimet e Samsung kufizohen deri në riparimin, ose sipas zgjedhjes së saj, në zëvendësimin e
produktit ose të pjesëve defektoze.
3.
Riparimet brenda garancisë duhet të kryhen nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Samsung. Nuk
do të jepet asnjë dëmshpërblim për riparimet e kryera nga qendrat e shërbimit ose nga shitësit që
nuk janë të autorizuar nga Samsung dhe një punë e tillë riparuese dhe dëmtimet e shkaktuara gjatë
riparimit nuk do të mbulohen nga garancia.
4.
Ky produkt nuk konsiderohet defektoz për sa i përket materialeve apo cilësisë së punës, për arsye se
kërkohet përshtatje për të qenë në përputhje me standardet kombëtare, teknike dhe të sigurisë që
janë në fuqi në çdo vend ku përdoret dhe që janë të ndryshme nga vendi në të cilin është krijuar dhe
prodhuar. Kjo garanci nuk do të mbulojë dhe nuk do të japë dëmshpërblim për këtë përshtatje dhe as
për dëmtimet që mund të rezultojnë.
127,0 x 91,0 x 18,0 mm
Modelet e qarkulluara në 2012-n: Seritë LED 7000, 8000, 9000 dhe PDP 7000, 8000
Modelet e qarkulluara në 2013-n: Seritë LED 7000, 8000
50°F deri në 104°F (10°C deri në 40°C)
10% deri në 80%, jokondensuese
-4°F deri në 113°F (-20°C deri në 45°C)
5% deri në 95%, jokondensuese
5.
Garancia nuk aplikohet për asnjë produkt që është dëmtuar ose është ka pësuar defekte si pasojë e
ndonjë prej arsyeve të mëposhtme të papërfshira, përkatësisht:
-
si pasojë e një aksidenti, keqpërdorimi ose abuzimi;
-
përmes mospërdorimit të produktit për qëllimet e tij normale;
-
nga përdorimi i pjesëve që nuk janë prodhuar ose shitur nga Samsung;
-
nga modifikimi pa lejen me shkrim të Samsung;
-
nga dëmtimi i shkaktuar nga transportimi, neglizhenca, nga luhatjet e energjisë ose ndërprerja
e energjisë;
-
nga dëmtimi prej rrufeve, ujit, zjarrit ose katastrofave natyrore;
-
si rezultat i përdorimit të zakonshëm; ose
-
i ndryshimeve në metodat e transmetimit ose të standardeve të produktit nga njëri vend në tjetrin.
6.
Kjo garanci është e vlefshme për çdo person që ka marrë produktin në pronësi me rrugë ligjore gjatë
periudhës së garancisë.
7.
ASNJË NGA KUSHTET E KËSAJ GARANCIE NUK PËRJASHTON DHE NUK KUFIZON
PËRGJEGJËSINË E SAMSUNG NË RAST VDEKJEJE OSE LËNDIMI PERSONAL TË SHKAKTUAR
NGA NJË NEGLIZHENCË E PROVUAR NGA ANA E SAMSUNG, PËRVEÇSE KUR KUFIZIME OSE
PËRJASHTIME TË TILLA LEJOHEN NGA LIGJI.
8.
ME PËRJASHTIM TË PËRGJEGJËSISË SË SAMSUNG, E CILA NUK MUND TË PËRJASHTOHET
OSE TË KUFIZOHET NGA LIGJI, SAMSUNG NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS PËR: DËMTIME,
HUMBJE OSE SHPENZIME JO TË DREJTPËRDREJTA, AKSIDENTALE, TË PAZAKONTA OSE
PASUESE; PËR HUMBJE TË PËRFITIMEVE; PËR MOSPËRDORIMIN OSE HUMBJEN E TË
DHËNAVE; PËR DËMTIM TË IMAZHIT, TË REPUTACIONIT OSE PËR HUMBJE NË BIZNES QË
RRJEDHIN DREJTPËRDREJT OSE JO DREJTPËRDREJT NGA BLERJA, PËRDORIMI OSE SHITJA
E PRODUKTIT, EDHE NËSE SAMSUNG ËSHTË KËSHILLUAR OSE KA QENË NË DIJENI PËR
MUNDËSINË E DËMEVE, HUMBJEVE APO SHPENZIMEVE TË TILLA.
9.
PËRVEÇ PËRGJEGJËSISË SË SAMSUNG, E CILA NUK MUND TË PËRJASHTOHET OSE TË
KUFIZOHET NGA LIGJI, PËRGJEGJËSIA E SAMSUNG SIPAS OSE NË LIDHJE ME KËTË GARANCI,
BLERJE, PËRDORIM OSE SHITJE TË PRODUKTIT NUK DO TA KALOJË ÇMIMIN E PAGUAR PËR
PRODUKTIN SI TË RI.
10.
ME PËRJASHTIM TË RASTIT KUR PARASHTROHEN NË GARANCI, TË GJITHA KUSHTET,
GARANCITË DHE KUSHTET E DEKLARUARA SIPAS OSE JO SIPAS LIGJIT, PËRJASHTOHEN NË
MAKSIMUMIN E LEJUAR ME LIGJ.
11.
Kushtet e mësipërme të garancisë nuk ndikojnë tek të drejtat ligjore si konsumator ose jo.
Shqip-9
SEK-2000
188 g

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis