Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Villager Quix Originale Gebrauchsanweisung Seite 331

Inhaltsverzeichnis
Paralajmërimet shtesë
Mos e lini makinën të funksionojë pa mbikëqyrje nëse e dini se ka kafshë shtëpiake, fëmijë
ose njerëz përreth.
a. Kositni vetëm gjatë ditës ose kur ka ndriçim të mirë artificial.
b. Shmangni përdorimin e pajisjeve në bar të lagësht.
c. Mos e përdorni makinën kur jeni zbathur ose kur mbani sandale të hapura. Gjithmonë
mbathni këpucë të forta dhe vishni pantallona të gjata.
d. Sigurohuni që t'i poziciononi mirë këmbët në vend të pjerrët.
e. Bëni shumë kujdes kur e tërhiqni pajisjen drejt vetes.
f. Gjithmonë ndizni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me këmbët larg tehut(eve).
Rrezik! Qarku duhet të mbrohet nga një pajisje e rrymës diferenciale (RCD) me një rrymë
ndërprerjeje jo më të madhe se 30mA.
Rrezik! Shmangni përdorimin e makinës dhe aksesorëve kur ekziston rreziku i motit të keq
(rrufe, bubullimë).
Mirëmbajtja dhe magazinimi
a. Mbani të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrënguara për t'u siguruar se makina
është në gjendje të sigurt për punë.
b. Për siguri, ndërroni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara.
c. Sigurohuni që të përdoren vetëm mjete prerëse zëvendësuese të llojit të duhur.
d. Sigurohuni që bateritë janë të mbushura duke përdorur karikuesin e duhur të
rekomanduar nga prodhuesi. Përdorimi i gabuar mund të rezultojë në goditje elektrike,
mbinxehje ose rrjedhje të lëngut koroziv nga bateria.
e. Servisimi i makinës duhet të bëhet sipas udhëzimeve të prodhuesit.
f. Në rast të rrjedhjeve të elektrolitit, lani me ujë/agjent neutralizues, kërkoni kujdes
mjekësor në rast kontakti me sytë, etj.
Pako e baterisë dhe karikuesi
Para mbushjes, lexoni udhëzimet. Sigurohuni që karikuesi juaj të përputhet me furnizimin
lokal të rrymës, sigurohuni që lidhja ndërmjet karikuesit të baterisë dhe pakos së baterisë
të jenë të modeleve të duhura, jetëgjatësi dhe performancë më e mirë mund të arrihet nëse
pakoja e baterisë është e karikuar kur temperatura e ajrit është në mes 18°C dhe 25°C, Mos
e karikoni pakon e baterisë në temperaturat e ajrit nën 5°C ose mbi 40°C. Kjo është e
rëndësishme pasi që mund të parandalojë dëmtimin e pakos së baterisë.
3
Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis