Herunterladen Diese Seite drucken

Collomix MIXBRO M110 Original Bedienungsanleitung Seite 118

Elektronisches rührwerk

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
AL
Kujdesi dhe mirëmbajtja
• Para të gjitha punimeve në pajisje, sidomos gjatë
ndërrimit të përzierësit, hiqni spinën e rrjetit!
Pastrojeni menjëherë pas përdorimit makinerinë dhe
përzierësin.
Mbajini vrimat e ajrosjes të pastra dhe të hapura, për të
garantuar një ftohje të mjaftueshme. Vrimat e mbyllura
të ajrosjes çojnë në shkatërrimin e makinerisë.
Kushtoni vëmendje lëvizjes së lirë të çelësit të NDEZJES/
FIKJES dhe zhbllokimit të tij.
Makineria është e pajisur me karbonçina vetë-ç'
aktivizuese. Me arritjen e gjatësisë minimale makineria
fiket. Ndërrojini karbonçinat te shërbimi i autorizuar i
klientit ose te Servisi i Collomix.
Kryejini riparimet vetëm te një ofiçinë e specializuar e
miratuar ose te servisi i Collomix.
Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë këmbimi origjinal të
Collomix.
Skicat e shpërthimit, listat e pjesëve të këmbimit dhe
formularin për porositë e riparimit i gjeni në: http://
www.collomix.de
Hedhja
Pajisja, aksesorët dhe paketimi duhet që të riciklohen në
përputhje me rregullat për mbrojtjen e mjedisit.
Bëjini të papërdorshme veglat elektrike që kanë dalë
nga shërbimi duke hequr kabullin e furnizimit me energji
elektrike.
Vetëm për vendet e BE-së:
Mos i hidhni makineritë elektrike te mbetjet shtëpiake.
Në përputhje me direktivën e EU-së
2002/96/EG mbi pajisjet e vjetra elektrike
dhe elektronike dhe në implementimin
e saj në ligjin kombëtar duhet që veglat
elektrike të cilat nuk mund të përdoren
më të grumbullohen të veçuara dhe të
riciklohen në përputhje me rregullat për
mbrojtjen e mjedisit.
Garancia
Në kuadrin e kushteve të lëvrimit prodhuesi akordon një
garanci në përputhje me përcaktimet ligjore/specifike
vendore. Ju lutemi që në rastin e një garancie të
paraqisni faturën ose vërtetimin e lëvrimit.
Në rast parregullsish ju lutemi, që ta na e dërgoni neve
makinerinë. Ankesat mund të dallohen vetëm atëherë,
nëse pajisja dërgohet e jo e çmontuar te servisi i
Collomix.
Dëmtimet, të cilat vijnë si shkak i konsumit normal,
mbingarkesës, trajtimit jo në përputhje me rregullat,
aksesorët jo të përshtatshëm ose nga mirëmbajtja jo e
mjaftueshme, janë të përjashtuara nga garancia.
Riparimet e kryera nga palë të treta na heqin neve nga
çdo detyrim i mbajtjes së garancisë.
Ndryshimet në konstruksion ose ato funksionale që nuk
janë sqaruar me ne te makineri, kanë si pasojë shuarjen
e të drejtës së përfitimit të garancisë si dhe të deklaratës
së përputhshmërisë.
Ndryshimet janë të rezervuara
Prodhuesi:
Collomix GmbH
Daimlerstraße 9
85080 Gaimersheim
Gjermani
www.collomix.com

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Mixbro m130Mixbro m150