Herunterladen Diese Seite drucken

Electrolux EFL716Y Gebrauchsanleitung Seite 146

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 8
146
www.electrolux.com
Largësia minimale midis sipërfaqes
mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit
dhe pjesës më të poshtme të oxhakut
thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në
rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak
se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo
të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit
të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë
një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi
ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun
nga rryma elektrike duke hequr spinën
ose duke ulur siguresës e përgjithshme
të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e fi ltrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave
të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të fi ltrave përbën rrezik
zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme
të mundshme tek motorri, për zjarre të
shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet
një herë në muaj me detergjentë jo
gërryes, me dorë ose me makinë larëse
me temperaturë të ulët dhe me cikël të
shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, fi ltri
antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por
karakteristikat e tij të fi ltrimit nuk ndryshojnë
aspak.
4.2 Type 20 LONG LIFE – Filtër prej kar-
boni aktiv që mund të lahet
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy
muaj me ujë të ngrohtë dhe detergjentë të
përshtatshëm ose në makinë larëse në 65°C
(në rastin kur lahet në makinë larëse përdor
ciklin e plotë të larjes pa enë brenda).
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar fi ltrin, më
pas hiqeni dyshekun e vogël të vendosur
në brendësi të shasisë prej plastike dhe
vendoseni në furrë për 10 minuta në 100 ˚C
për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet
dhe sa herë që lecka të jetë dëmtuar.
4.3 Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që
NUK lahet
Bllokimi i fi ltrit të karbonit vërehet pas një
përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të
kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të fi ltrit
të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të
zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
4.4 Type SUPCHARCE2 - Filtër karboni i
rigjenerueshëm
Duhet të pastrohet një herë në muaj (ose
kur sistemi i treguesit të bllokimit të fi ltrave-
nëse është parashikuar në modelin në
zotërim- tregon këtë nevojë)
Shkëputeni pajisjen elektroshtëpiake
nga rryma elektrike.
Pastroni sipërfaqen e fi ltrit me një
leckë të njomë për të hequr mbetjet e
yndyrave në sipërfaqe.
Nxirrni dorezat plastike dhe lajini me
ujë të ngrohtë dhe me detergjentë të
përshtatshëm.
Vëreni fi ltrin (pa dorezat) në furrë me
200 gradë për 45 minuta.
Kujdes! Dorezat plastike nuk duhet të
vendosen në furrë.
Fikeni furrën dhe prisni një orë para se
të nxirrni fi ltrin.

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Efl719y