Herunterladen Diese Seite drucken

JVC LT-24VAH3335 Kurzanleitung Seite 83

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 36
Telekomanda 45160BT
Montimi i baterive në telekomandë
Telekomanda mund të ketë një vidë që mbërthen
kapakun e ndarjes së baterive në telekomandë (ose
kjo mund të jetë në një qese të veçantë). Hiqeni vidën,
nëse kapaku është vidhosur më parë. Më pas hiqni
kapakun e ndarjes së baterive për të parë ndarjen e
baterive. Vendosni dy bateri 1,5 V - madhësia AAA.
Sigurohuni që shenjat (+) dhe (-) të përputhen (kini
parasysh polaritetin e saktë). Mos përzieni bashkë
bateri të vjetra dhe të reja. Zëvendësoni bateritë
vetëm me bateri të njëjta ose ekuivalente. Vendosni
përsëri kapakun. Mbërthejeni përsëri kapakun me një
vidë, nëse ka.
Për të çiftuar telekomandën me televizorin
Kur e ndizni për herë të parë televizorin, pasi të
fillojë konfigurimi fillestar, do të kryhet një kërkim për
aksesorët. Në këtë pikë duhet të çiftoni telekomandën
me televizorin.
Mbani të shtypur butonin Burimi në telekomandë
derisa drita LED te telekomanda të fillojë të pulsojë,
pastaj lëshojeni butonin Burimi. Kjo do të thotë se
telekomanda është në modalitetin e çiftimit.
Tani duhet të prisni që televizori të gjejë telekomandën.
Zgjidhni emrin e telekomandës suaj dhe shtypni OK
kur ajo shfaqet në ekranin e televizorit.
Kur procesi i çiftimit të përfundojë me sukses, drita
LED në telekomandë do të fiket. Nëse procesi i çiftimit
dështon telekomanda do të futet në modalitetin e
fjetjes pas 30 sekondash.
Për ta çiftuar telekomandën tuaj më vonë, mund të
shkoni te menuja Parametrat, theksoni opsionin
Telekomandat dhe Aksesorët dhe shtypni OK që të
filloni një kërkim për aksesorët.
1.
Në gatishmëri: Gatishmëria e shpejtë / Në gatishmëri
/ Ndezur
2.
Butonat numerikë: Ndërron kanalin në modalitetin e
televizorit drejtpërdrejt, fut një numër ose një shkronjë
në kutinë e tekstit në ekran
3.
Gjuha: Ndërron modalitetet e zërit (televizori analog),
shfaq dhe ndryshon gjuhën e audios (për televizorin
dixhital, kur ka)
4.
Volumi +/-
5.
Mikrofoni: Aktivizon mikrofonin në telekomandë
6.
Kreu: Hap ekranin kryesor
7.
Guida: Shfaq guidën e programeve elektronike në
modalitetin e televizorit drejtpërdrejt
8.
OK: Konfirmon zgjedhjet, hyn në nënmenu, shikon listën
e kanaleve (në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt)
9.
Prapa/Kthehu: Kthehet tek ekrani i mëparshëm i
menusë, kthehet prapa një hap, mbyll dritaret e hapura,
mbyll teletekstin (në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt-
teletekstit)
10. Netflix: Hap aplikacionin e Netflix.
11. Prime Video: Hap aplikacionin Amazon Prime Video
12. Menuja: Shfaq menunë e parametrave të televizorit
drejtpërdrejt (në modalitetin e televizorit drejtpërdrejt),
shfaq opsionet e disponueshme të parametrave si zëri
dhe figura
13. Rikthe: Lëviz kuadrin prapa në media të tilla si filma
14. Ndalo: Ndalon median që po lexohet
15. Regjistro: Regjistron programet në modalitetin e
televizorit drejtpërdrejt(**)
16. Butonat me Ngjyra: Ndiqni udhëzimet në ekran për
funksionet e butonave me ngjyra
17. Pauzë: Ndërpret median që po lexohet, fillon regjistrimin
me zhvendosje në kohë në modalitetin e televizorit
drejtpërdrejt(**)
Lexo: Fillon leximin e medias së zgjedhur
18. Tekst: Hap dhe mbyll teletekstin (kur ka në modalitetin
e televizorit drejtpërdrejt)
19. Përpara shpejt: Lëviz kuadrin përpara në media të
tilla si filma
20. Burimi: Shfaq të gjitha burimet e disponueshme të
transmetimit dhe të përmbajtjes, përdoret gjithashtu në
procesin e çiftimit të telekomandës.
21. Google Play: Nis aplikacionin Google Play Store
22. YouTube: Hap aplikacionin e YouTube
23. Dil: Mbyll dhe del nga menutë e parametrave të televizorit
drejtpërdrejt, mbyll ekranin kryesor, del nga të gjitha
aplikacionet në ekzekutim ose menuja ose banderola
OSD, kalon te burimi i fundit i caktuar
24. Butonat e drejtimit: Lëvizin te menutë, caktojnë
opsionet, lëvizin fokusin e kursorit etj., caktojnë kohën
e regjistrimit dhe shfaqin nënfaqet në modalitetin e
televizorit drejtpërdrejt - teletekstit kur shtypni butonin
djathtas ose majtas. Ndiqni udhëzimet në ekran.
25. Informacione: Shfaq informacione mbi përmbajtjen
në ekran
26. Programi +/-: Rrit/zvogëlon numrin e kanalit në
modalitetin e televizorit drejtpërdrejt
27. Bllokimi i zërit: Çaktivizon plotësisht volumin e
televizorit
28. Titrat: Aktivizon dhe çaktivizon titrat (kur ka)
Butoni i modalitetit në gatishmëri
Mbani të shtypur butonin e Gatishmërisë në telekomandë.
Në ekran do të shfaqet dialogu i Fikjes. Theksoni OK dhe
shtypni butonin OK. Televizori do të kalojë në modalitetin
e gatishmërisë. Shtypeni pak dhe lëshojeni për ta kaluar
televizorin në modalitetin e shpejtë të gatishmërisë ose për
ta ndezur televizorin në modalitetin e gatishmërisë ose në
modalitetin e gatishmërisë së shpejtë.
Shënimi në fund të faqes:Butonat i kuq, jeshil, blu dhe i
verdhë kanë shumë funksione; ndiqni kërkesat në ekran dhe
udhëzimet për seksionin.
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj
Shqip

Werbung

loading