Herunterladen Diese Seite drucken

SKIL MASTERS 9475 Originalbetriebsanleitung Seite 169

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 17
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Kini kujdes kur prisni kanale, veçanërisht në murë
mbështetëse (të çarat në muret mbështetëse janë objekt
i rregulloreve specifike të shtetit; këto rregullore duhet të
merren parasysh në çdo rrethanë)
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Mos e shtrëngoni veglën në një morsë
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJAtË PËRDORImIt
• Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra të
voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me
energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca e
sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,25
Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse keni
nevojë për më shumë sqarime, mund të kontaktoni me
autoritetin e furnizimit me energji
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Në rast të ndërprerjes sëkorrentit ose kur spina hiqet
aksidentalisht, zhbllokoni menjëherë çelësin e ndezjes/
fikjes H 2 për të parandaluar rindezjen e pakontrolluar
PAS PËRDORImIt
• Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
PËRDORImI
• Montimi i aksesorëve 2
! hiqni spinën
- pastroni boshtin kryesor A dhe të gjitha pjesët që do të
montohen
- shtrëngoni fllanxhën shtrënguese B me çelës C
ndërsa shtyni butonin e bllokimit të boshtit D
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D
vetëm kur boshti A të jetë e palëvizshme
- për heqjen e dorezës së aksesorëve anasjelltas
! disqet mprehëse/prerëse nxehen shumë gjatë
përdorimit; mos i prekni deri sa të ftohen
! montoni gjithmonë panele mbështetëse kur
përdorni aksesorë për smerilimin
! mos përdorni kurrë një disk mprehës/prerës pa
një etiketë ("thithëse") që i ngjitet sipër (nëse ka)
• Montimi i dorezës ndihmëse E 6
! hiqni spinën
• Heqja/montimi i mbrojtëses F 7
! hiqni spinën
! sigurohuni që ana e mbyllur e mbrojtëses është e
drejtuar gjithmonë nga operatori
- nëse është e nevojshme, rregulloni mbrojtësen F duke
shtrënguar vidën X që është e caktuar paraprakisht në
fabrikë (sigurohuni që mbrojtësja është e mbyllur)
• Para përdorimit të veglës
- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe të
jetë i shtrënguar mirë
- kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar
me dorë
- ndizeni veglën për provë për të paktën 30 sekonda me
shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të
sigurt
- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta
ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të
përcaktuar shkakun
• Çelësi bllokues i ndezjes/fikjes H 8
- ndizni veglën 8a
! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni
pajisjen
! para se aksesori të prekë materialin e punës,
vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë
- bllokoni çelësin 8b
- zhbllokoni çelësin/fikni veglën 8c
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
! aksesori vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas
fikjes së veglës
• Butoni i zgjedhjes së shpejtësisë J 2
- për të përcaktuar shpejtësinë e duhur, tabela 9 mund
të përdoret si referencë
! gjatë lustrimit, sigurohuni që të zgjidhni
përcaktimin më të ulët të mundshëm të shpejtësisë
! gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
• Ndezja e butë elektronike
Siguron arritjen e shpejtësisë maksimale me qetësi pa
goditje të papritur kur ndizet vegla
• Shpejtësia konstante elektronike
Mban shpejtësinë në një nivel konstant me rritjen e
ngarkesës
• Mbrojtja elektronike e mbingarkesës
Zvogëlon automatikisht shpejtësinë e diskut të prerjes në
rast se vegla mbingarkohet për një periudhë të gjatë
kohore
Për kthimin në shpejtësinë normale të punës:
- fikni pajisjen
- lëreni pajisjen të ftohet për 30 sekonda
- ndizni pajisjen
• Mprehja 0
- lëvizeni pajisjen para prapa me një trysni mesatare
! mos përdorni kurrë një disk prerës për mprehje
anësore
• Prerja !
- mos e anoni veglën gjatë procesit të prerjes
- lëvizeni gjithmonë veglën në të njëjtin drejtim si
shigjeta në kokën e pajisjes, për të parandaluar daljen
e saj nga vendi i prerjes në mënyrë të pakontrolluar
- mos ushtroni presion mbi pajisje; lëreni shpejtësinë e
diskut prerës që të bëjë vetë punën
- shpejtësia e punës e diskut të prerjes varet nga
materiali që do të pritet
- mos i frenoni disqet prerëse duke ushtruarpresion
anësor
169

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

F0159475 serie