Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für HR2333:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 14
56

SHQIP

Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen
www.philips.com/welcome.
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për
referencë në të ardhmen.
Rrezik
-
Mos e zhytni kurrë njësinë e motorit në ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos i shpëlani ato në
çezmë. Përdorni vetëm një leckë të njomë për ta pastruar njësinë e motorit.
Paralajmërim
-
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", agjenti i tij i servisit apo
persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangen rreziqet.
-
Sasia maksimale e miellit për secilin grup është 400g. Nëse keni hedhur më shumë se 400g miell në
seksionin e përzierjes, ulni sasinë dhe bëni një dorë tjetër makarona.
-
Për të evituar rrezikun për shkak të ndonjë rivendosjeje të paqëllimtë të kufirit termik, kjo pajisje nuk
duhet ushqyer përmes një pajisjeje të jashtme me çelës, si p.sh. me kohëmatës, apo ndonjë qark që
ndizet e fiket rregullisht nga operatori elektrik.
-
Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga fëmijët. Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të
arrihet nga fëmijët.
-
Pajisjet mund të përdoren nga personat me aftësi të reduktuara fizike, ndijuese ose mendore apo që
kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e
sigurt të pajisjeve dhe nëse ata kuptojnë rreziqet e përfshira.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik apo pjesë të tjera janë të dëmtuara ose kanë
krisje të dukshme.
-
Hiqeni pajisjen nga priza kur nuk e përdorni atë.
-
Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje.
-
Mos e lëvizni pajisjen kur ajo është duke punuar.
-
Mos përdorni enëlarësen për të pastruar pajisjen.
-
Sigurohuni të shtrëngoni çelësat e panelit ballor gjatë montimit.
-
Sigurohuni që pajisja nuk është në prizë ndërkohë që montoni pajisjen.
-
Hidheni lëngun me ngadalë përmes kanalit të ujit pasi pajisja të fillojë përzierjen.
-
Mos futni në makinën e makaronave përbërës që janë në temperaturë 60°C/140°F ose më lart dhe
as mos e vendosni makinën e makaronave në ambiente me temperaturë të lartë (60°C/140°F), për
shembull në një sterilizim me temperaturë të lartë. Kjo do të dëmtonte pajisjen.
-
Mos hidhni kurrë ujë në dhomën e përzierjes përpara se të vendosni mbi dhomën e përzierjes
kapakun e saj.
-
Mos hidhni ujë në vrimën e çelësit të sigurisë.
-
Mos zgjidhni vetëm programin presim përpara se përzierja e brumit të ketë përfunduar. Në të
kundërt, ky veprim do të dëmtonte makinën e makaronave.
-
Mos përdorni sfungjer gërryes, pastrues kaustik ose pastrues të tjerë (për shembull, benzinë alkool
dhe propanol) për të pastruar pajisjen.
-
Pastroni pajisjen pas çdo përdorimi ose përndryshe pajisja mund të mos punojë siç duhet.
-
Mos futni asnjë objekt brenda pajisjes.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Hr2334Hr2335Hr2345Viva collection hr2335/11

Inhaltsverzeichnis