RREZIK DËMTIMI NGA TEHU I
MPREHTË
Kur pajisja fiket, tehu vazhdon të rrotullohet për pak
kohë. Mos e prekni me duar!
Në rast ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike,
pajisja mbetet e ndezur dhe do të fillojë të funksionojë
përsëri kur të rikthehet furnizimi me energji elektrike.
KUJDES!
Motori mund të tejnxehet
Pas një maksimumi prej 5 minutash përdorimi të
vazhdueshëm, fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet.
PRERJA NË FETA
• Ushqimin që do të pritet, ngjesheni lehtë në pllakën
mbajtëse dhe rrëshqiteni ngadalë kundrejt tehut që
lëviz.
• Mos e përdorni pajisjen pa rrëshqitësin dhe
mbajtësin e copave, përveç nëse është absolutisht e
nevojshme për shkak të formës dhe madhësisë së
ushqimit.
PAS PËRDORIMIT TË PAJISJES
• Vendoseni trashësinë e prerjes në 0.
• Pas prerjes në feta të ushqimeve me yndyrë (p.sh.
mish, sallamra, djathë):
• Pajisja dhe veçanërisht tehu duhet të pastrohen
menjëherë; (shikoni seksionin "Pastrimi").
PASTRIMI
Rrezik dëmtimi nga tehu i mprehtë
Përpara se të pastroni pajisjen, hiqeni spinën e kabllit
elektrik nga rrjeti elektrik dhe hiqeni tehun. MOS e kapni
tehun nga sipërfaqja prerëse, por nga pjesa e montimit të
tehut.
RREZIK NGA GODITJA ELEKTRIKE
ASNJËHERË mos e zhysni pajisjen në ujë dhe mos e
vendosni në ujë të rrjedhshëm.
KUJDES!
Sipërfaqja e pajisjes mund të dëmtohet, prandaj MOS
përdorni mjete gërryese për pastrim.
PASTRIMI I PAJISJES
Fshijeni pajisjen, tehun dhe aksesorët përbërës me një
leckë të lagur dhe thajini. Në qoftë se është e
nevojshme, përdorni pak detergjent.
HEQJA / VËNIA E TEHUT
• Rrëshkiteni mbrapa rrëshkitësin, derisa të mund të
arrihet tehu.
• Rrotullojeni pjesën e montimit të tehut deri fund, në
drejtim të akrepave të orës dhe hiqeni tehun
(dëgjohet një klikim).
• Për të futur përsëri tehun, mbajeni vertikalisht pjesën
e montimit të tehut dhe rrotullojeni atë deri në fund,
në drejtim të kundërt me akrepat e orës.
MBAJTJA
Tehu është i mprehtë dhe mund të shkaktojë dëmtime.
Mbajeni pajisjen larg prekjes së fëmijëve.
• Vendoseni çelësin rrotullues në 0.
Mjedisi
Në përfundim të jetës së saj, mos e hidhni pajisjen
me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, por
dorëzojeni atë në një pikë zyrtare grumbullimi për
riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në
ruajtjen e mjedisit.
Garancia & shërbimi
Në qoftë se keni nevojë për informacion apo nëse
keni ndonjë problem, ju lutemi të kontaktoni
Qendrën Gorenje për Kujdesin ndaj Klientit në
vendin tuaj (numrin e saj të telefonit do ta gjeni në
broshurën e garancisë për të gjithë botën). Në qoftë
se në vendin tuaj nuk ka Qendër për Kujdesin ndaj
Klientit, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje-s ose
kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve
shtëpiake të Gorenje-s.
Vetëm për përdorim personal!
Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çdo
modifikim.
JU URON SHUMË KËNAQËSI GJATË
PËRDORIMIT TË PAJISJES SUAJ.
28
GORENJE
05-21-06