Prerës ushqimi në feta, prej metali
R506E
Kjo pajisje është synuar vetëm për përdorim
shtëpiak dhe nuk është synuar për përdorim
industrial.
Përdoreni pajisjen për përpunimin e sasive të
zakonshme të ushqimit shtëpiak.
Ju lutemi manualin e udhëzimeve mbajeni në një vend të
sigurt dhe nëse pajisja ndërron përdoruesin, manualin
kalojani pronarit të ri.
PËRMBLEDHJE
Ju lutemi hapni dhe shikoni faqet me ilustrime.
Figurat:
1. Mbajtësja e copave. Për prerje të sigurt të copave
2. Rrëshqitësi. Udhëzon ushqimin që do të pritet
kundrejt tehut
3. Tehu
4. Çelësi rrotullues dhe pllaka mbajtëse. Përcakton
trashësinë e fetave (0 to 15 mm)
5. Butoni i ndezjes/fikjes (ON/OFF)
UDHËZIME PËR SIGURINË
Rrezik dëmtimi
Pajisja mund të lidhet dhe të funksionojë
vetëm në përputhje me specifikimet në
tabelën e të dhënave. Mos e përdorni një
pajisje të dëmtuar ose me kabëll elektrik të
dëmtuar. Për të shmangur një situatë të
rrezikshme, asnjëherë mos e lidhni këtë
pajisje me një çelës me kohëmatës të
jashtëm ose me një sistem komandimi në
distancë.
Mos i lini fëmijët të përdorin pajisjen.
Pas përdorimit të pajisjes, në qoftë se ajo do
të lihet e pa mbikëqyrur apo në rast se pajisja
është me defekt, hiqeni gjithmonë spinën
elektrike nga priza. Mos e tërhiqni spinën
elektrike mbi cepa të mprehtë. Për të
parandaluar dëmtimin, çdo riparim, si p.sh.
zëvendësimi i një spine elektrike të dëmtuar,
duhet të bëhet vetëm nga shërbimi ndaj
klientit.
Pajisjet e vjetëruara duhet të bëhen të
papërshtatshme për përdorim të mëtejshëm.
SQ
Kjo pajisje nuk është synuar për t'u përdorur
nga persona me aftësi të reduktuara fizike,
shqisore ose mendore (përfshirë fëmijët) apo
me mungesë të përvojës dhe njohurive,
përveç nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen
për përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren, për të siguruar
që ata nuk luajnë me pajisjen.
Për të shmangur një situatë të rrezikshme,
asnjëherë mos e lidhni këtë pajisje me një
çelës me kohëmatës të jashtëm ose me një
sistem komandimi në distancë. Priza e murit
duhet të jetë e arritshme dhe duhet të
tokëzohet në përputhje me specifikimet
teknike.
Niveli i zhurrmës: Lc = 82 dB(A)
Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me
Direktivën Evropiane 2012/19/EU për mbetjet e
pajisjeve elektrike dhe elektronike - WEEE.
Kjo direktivë është një kuadër i vlefshëm në të
gjithë Evropën për kthimin dhe riciklimin e
Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.
UDHËZIME PËR ASGJËSIMIN
Konsultohuni me shitësin tuaj ose pyesni tek autoriteti
juaj lokal në lidhje me mënyrën më të përshtatshme të
asgjësimit.
PËRDORIMI I PAJISJES
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë,
pastrojeni atë plotësisht.
PËRGATITJA
• Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të rrafshët dhe
të pastër.
• Vendoseni spinën e kabllit elektrik në prizën
elektrike.
• Vendoseni rrëshqitësin dhe fundin e mbajtëses së
ushqimit në skeletin e pajisjes.
• Përcaktoni trashësinë e dëshiruar të fetave (0 deri
në 15 mm).
• Përcaktimi i një niveli të ulët ofron feta të ngushta
(p.sh. për sallam, proshutë).
• Ndezja/Fikja e pajisjes
27