Herunterladen Diese Seite drucken

Bosch THP 2020 A Produktbeschreibung / Montageanleitung Seite 10

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für THP 2020 A:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 13
AL
Shënime të Përgjithshme në Lidhje me Makinën e shtypit
D Informacionet e mëposhtëme mund t'i dërgohen makinës së shtypit (stampimit):
− procedurat në panelin (p.sh. funksionimi gjatë ditës);
− alarmi dhe mesazhet e defekteve;
− teksti i qartë, nëse përcaktohet në parametrat për një element.
D Në çdo shtypshkrim
− stampohet dita dhe ora,
− ngjarja më e fundit është gjithmonë në pjesën e sipërme të shtypshkrimit.
D Regjistrimet e magazinuara në kujtesën bazë mund të stampohen gjithashtu në qoftë se ope-
ratori ka autorizimet e duhura.
D Duhet të siguroheni gjithmonë që paneli mbulues i makinës së shtypit të jetë i mbyllur mirë.
Në qoftë se kontakti i pajisjes i përfshirë në folenë e makinës së shtypit është i hapur,
mesazhet nuk mund të shtypen derisa makina e shtypit të mos ketë mesazhin e kujtesës së
saj. Në këtë rast, mesazhi duket vetëm në ekranin e funksionimit dhe në ekranin e pajisjes së
panelit.
D Në qoftë se rezerva me letër është duke mbaruar, kjo gjë tregohet nga një mesazh në ekranin
e panelit. Kur shihet ky mesazh, ju keni akoma letër në rrotull sa për të shtypur 200 rreshta
tekst.
Përdorni vetëm letër shtypi termike që është përcaktuar nga prodhuesi
(prodhim ID 4.998.110.290, paketë me 5 rrotulla).
Rrotulla e letrës mund të ndërrohet ndërsa sistemi është duke punuar.
Ndërrimi i Rrotullës së letrës
1. Shtypni butonin e ushqimit të letrës derisa rreshti i fundit i tekstit të ketë kaluar nëpërmjet
makinës së shtypit.
2. Hapni vidhat e sigurimit dhe hiqni pllakën ballore të folesë.
3. Shkëpusni letrën. Uleni levën e bllokimit të letrës (shih shigjetën) për të hequr letrën e
mbetur.
4. Hiqni grupin e rrotullës së letrës.
5. Mbajeni letrën e stampuar në bobinën mbledhëse duke përdorur njërën dorë dhe hiqni
diskun sigurues duke e tërhequr nga e majta. Hiqni rrotullën e letrës së stampuar nga
bobina mbledhëse.
6. Çojeni grupin e rrotullës boshe të letrës derisa ai të çlirohet nga dy kapëzat metalike
(shigjetat e vogla).
7. Hiqni rrotullën boshe të letrës dhe futeni duke rrëshqitur një rrotull të re letre në mbajtësen
e pernos (pin).
8. Për të futur letrën:
− Shtypni prapa mbështetësen e pernos (pin) me rrotullën e re të letrës ndërmjet dy
kapëzave metalike.
− Drejtojeni letrën prapa pernos metalike A dhe sipër prapa pernos së gomës B.
− Çojeni lart levën e bllokimit të letrës.
− Furnizoni me letër nëpërmjet bobinës mbledhëse duke përdorur rrotën me dhëmbë ose
duke shtypur butonin e furnizimit me letër.
9. Sigurojeni letrën me të paktën një nga pernot e diskut sigurues. Kur zëvendësoni diskun,
gjithmonë rrëshqisni pernot siguruese përgjatë kanaleve të udhëzuesit të bobinës
mbledhëse.
10. Lëshojeni bobinën mbledhëse të bjerë në pozicionin e saj fillestar.
11. Mbyllni pllakën ballore të folesë dhe sigurojeni me vidhat e sigurimit.
12. Në qoftë se është e nevojshme, tërhiqeni letrën duke shtypur butonin e furnizimit me letër.
ST − FIR / PRM1 / zab
610−4.998.154.001
Manual përdorimi THP 2020 A
%
9/36
10 / 36
AL
A1 / 22.04.2005
THP 2020 A

Werbung

loading