Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Të Dhëna Teknike; Vënia Në Punë - HANSGROHE AXOR Urquiola 42500000 Gebrauchs- Und Montageanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Hedhja
Mënjanojini ambalazhet sipas rregullave të ricikilimit ose
rregullores së hedhjes së mbeturinave. Respektoni rregulloret
lokale.
Të dhëna teknike
Presioni i punës
maksimumi 10 bar (1000 kPa)
Presioni i kolaudimit 13 bar (1300 kPa)
Qarkullimi i ujit
I mundur djathtas ose majtas
Temperatura e ujit
maksimumi 90 °C
në qarkullim
Përmasat
Elementi ballor: 1850 x 553 x 50 x mm
(Lart. x Gjer. x Thell.)
Kontaktet
Paneli i nxehtësisë: 3/8" fileto e
brendshme
Pesha
Paneli i nxehtësisë/elementi i zgavru-
ar pa grila: 23 kg
Elementi ballor pa ujë:
Kapaciteti i ujit
4 l
Montimi
Dëmtime të njerëzve dhe sendeve nga
përmbysja e radiatorit!
Për arsye qëndrueshmërie, montoni të paktën 2
panele nxehtësie/elementë të zgavruar.
Dëmtime të sendeve të shkaktuara nga ma-
gnetizmi!
Në panelet e nxehtësisë/elementët e zgavruar ka
magnete, të cilët mund të fikin të dhënat në bartëset e
informacionit, si psh. kartat bankare.
Gjatë montimit, mos mbani me vete në trup karta
bankare ose sende të ngjashme.
Kushtet paraprake
Mekanizmat mbështetës për elementin ballor (42512180)
janë të montuara (→ udhëzues më vete)
Kabllot lidhës janë lidhur
Bazamenti i posaçëm është montuar
Valvuli i termostatit me funksionin tarues është montuar dhe
lidhur (→ udhëzues më vete i prodhuesit)
Aksesor i domosdoshëm
Vidhat shtrënguese maksimumi SW 32
3/8"-adaptor nga Eurokonus
Hapat paraprakë (→ Fig. 1–7)
Produktin e marrë në dorëzim kontrollojeni nëse është i plotë
dhe i padëmtuar.
Bëni gati pajisjen.
Në gjithë mekanizmat mbështetës:
Hiqni shtrënguesit e pranishëm të kabllove në kabllot
lidhës.
Çmontoni ndarësen e pranishme.
Çmontoni traversat e pranishme.
me 2x panele me re: 39 kg
me 1x panel me re,
1x pasqyrë: 48 kg
Vendoseni njërën nga traversat tek mekanizmi mbështetës,
mbi të cilin do të montohet paneli i parë i nxehtësisë/
elementi i zgavruar.
Në gjithë panelet e nxehtësisë:
Çmontoni fishat.
Montoni adaptonin 3/8" te Eurokonus
Montoni panelet e nxehtësisë/elementët e zgavruar
(→ Fig. 8–16)
Nëse do të montoni elemente pasqyrash, shihni mirë
vendin e montimit të panelit të nxehtësisë. Pasqyra mund
të montohet vetëm në faqen që nuk bie në kontakt të
drejtpërdrejtë me panelin e nxehtësisë (→ Fig. A).
Montojeni panelin e nxehtësisë/elementin e zgavruar në
mekanizmin mbështetës, ku mbështetet traversa.
Tregoni kujdes me vendin e montimit të vidhave shtrëgue-
se: në skajin e përparmë të panelit të nxehtësisë (→ Fig. B).
Shkurtoni gjithë kabllot lidhës sipas gjatësisë së nevojshme
dhe montoni vidhat shtrënguese.
Panelin e nxehtësisë/elementin e zgavruar nivelojeni mbi
këmbëzat e rregullueshme me ndihmën e një personi të dytë.
Vidhosni fort panelin e nxehtësisë/elementin e zgavruar me
vidhat, spesorët dhe dadot. Bëni kujdes që vidhat të jenë
mundësisht larg nga njëra-tjetra.
Panelet e tjerë të nxehtësisë/elementët e zgavruar montojini
dhe nivelojini në të njëjtën mënyrë.
Sigurojini panelet e nxehtësisë/elementët e zgavruar me anë
të ndarëses.
Lidhja (→ Fig. 17)
Valvulat e ajrimit automatike janë montuar paraprakisht tek
panelet e nxehtësisë.
Shtrëngoni fort vidhat shtrënguese në gjithë kabllot lidhës.
Montojeni valvulin e termostatit me funksionin
tarues nga jashtë, pasi montimi i tij nën radiator nuk
është i mundur.
Vënia në punë
Valvuli i ajrimit e kryen ajrimin automatikisht në gjendje
të mbyllur.
Mos e hapni plotësisht valvulin e ajrimit.
Zëvendësoni valvulat e ajrimit dhe mos i mbuloni
me asgjë.
Mbusheni radiatorin dhe ajroseni. Rrezik përvëlimi!
Provoni padepërtueshmërinë e radiatorit dhe tubacioneve të ujit.
Aksesorët e montimit dhe grilat (→ Fig. 18–19)
Sipas nevojës, montojini varëset e peshqirëve/çengelët në
grila ose tek një pasqyrë e palosshme (→ udhëzime më vete).
Fiksoni gjithë grilat/pasqyrën. Sigurohuni që grilat/pasqyra
të lidhen në pjesën e sipërme me panelin e nxehtësisë/
elementin e zgavruar përkatës.
49

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis