Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR200 Bedienungsanleitung Seite 51

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR200:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 9
Montimi ose heqja e paketës me
rrëshqitje të baterisë (fig. 3 dhe 4)
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni gjithmonë deri në fund,
derisa të bllokohet në vend me një zhurmë kërcitëse.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Instalojeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
Mos përdorni forcë gjatë instalimit të paketës së
baterisë. Nëse paketa nuk hyn lehtë, nuk po e futni
siç duhet.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
vegla ndërsa shtypni butonin në pjesën e përparme të
paketës së baterisë.
Shënim: Kur bateria e altoparlantit bie, drita LED e
mesit do të pulsojë në ngjyrë të kuqe.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për paketat e baterisë me "B" në fund të numrit
të modelit
1. Llambat treguese
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për të
treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat treguese
ndizen për pak sekonda.
Лампочки iндикаторiв
E ndezur
E fikur
1
2
2. Butoni i kontrollit
Kapaciteti
i mbetur
i baterisë
Pulsuese
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Karikojeni
baterinë
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të
temperaturës së ambientit, treguesi mund të ndryshojë
paksa nga kapaciteti aktual.
Përdorimi i përshtatësit të dhënë të
rrymës AC (Fig. 5)
Hiqni mbrojtësen prej gome dhe futeni fishën e
p ë r s h t a t ë s i t n ë f o l e n ë D C n ë a n ë n e d j a t h t ë t ë
altoparlantit. Futeni përshtatësin në një dalje standarde
prize. Sa herë që përdoret përshtatësi, paketa e
baterisë shkëputet automatikisht. Përshtatësi AC duhet
të shkëputet nga furnizimi me rrymë kur nuk është në
përdorim.
E RËNDËSISHME:
Përshtatësi i rrymës përdoret si mjeti i lidhjes së
altoparlantit me furnizimin me rrymë. Priza e rrymës e
përdorur për altoparlantin duhet të mbetet e aksesueshme
gjatë përdorimit normal. Për ta shkëputur krejtësisht
altoparlantin nga rryma kryesore, përshtatësi i rrymës
duhet të hiqet krejtësisht nga priza e rrjetit.
Foleja USB e furnizimit me energji
Kjo fole mund të përdoret për të karikuar një telefon
celular ose ndonjë pajisje tjetër që përdor më pak se 2,1A
rrymë DC. Karikimi do të ndodhë vetëm kur altoparlanti
është i ndezur.
Shënim: Sigurohuni që specifikimi i pajisjes së jashtme si
p.sh. celular, lexues mp3 ose iPod të jetë i përputhshëm
me altoparlantin. Lexoni manualin e përdorimit të pajisjes
së jashtme përpara karikimit.
E RËNDËSISHME:
Përpara se të lidhni pajisjen USB me karikuesin,
gjithmonë rezervoni të dhënat tuaja në pajisjen USB.
Ndryshe, të dhënat ka mundësi të humbasin.
Karikuesi mund të mos i furnizojë me rrymë disa
pajisje USB.
Kur nuk e përdorni apo pas karikimit, hiqeni kabllon e
USB-së dhe mbyllni kapakun.
Mos e lidhni burimin e rrymës me portën e USB-
së. Ndryshe, ka rrezik zjarri. Porta e USB-së është
prodhuar për t'u përdorur vetëm për karikimin e
pajisjeve me tension të ulët. Gjithmonë vendoseni
kapakun në portën e USB-së kur nuk karikoni pajisje
me tension të ulët.
Mos fusni brenda portës së furnizimit të USB-së me
energji gozhdë, tela, etj. Ndryshe, qarku i shkurtër
mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
Mos e lidhni këtë fole USB-je me portën e USB-së
në kompjuter, sepse ka shumë të ngjarë të shkaktojë
prishje të njësive.
Bateria mund
të ketë
keqfunksionuar.
50

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis