• SHQIPTAR •
PARALAJMËRIM: Para përdorimit, sigurohuni gjithmonë që mbërthimi i shtesës të
jetë bërë siç duhet. Kur ngrihet lart ndenjësja për fëmijë, nuk duhet të zbërthehet nga
skeleti i karrocës.
Çmontimi i ndenjëses së makinës për fëmijë REK (fig. 05): Vendoseni dorezën e
ndenjëses për fëmijë në pozicionin vertikal, duke shtypur butonat anash dorezës; shihni
manualin që ju është dhënë bashkë me ndenjësen për fëmijë.
Me njërën dorë kapni dorezën e ndenjëses për fëmijë dhe me tjetrën shtypni pastaj
butonin "A" dhe hiqeni ndenjësen për fëmijë duke e ngritur nëpërmjet dorezës.
Përkuleni mbështetësen e ndenjëses për fëmijë (fig.07a, fig.07b, fig.07c): referojuni
udhëzimeve të produktit "Car seat REK i-Size".
KËSHILLA PËR PASTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN
Veprimet e pastrimit dhe të mirëmbajtjes duhet të kryhen vetëm nga një i rritur.
Pastrimi
Pjesët plastike mund të pastrohen me ujë të ngrohtë, detergjent neutral dhe një
sfungjer.
Asnjëherë mos përdorni produkte pastrimi gërryese ose me bazë amoniak, zbardhues
ose hollues.
26