PASTRIMI
Pastrojeni kapakun "Turbo Crisp" dhe aksesorët e tij pas çdo përdorimi.
Mos përdorni takëme metalike, sfungjer enësh metalik, tel enësh ose çdo pastrues gërryes për t'i
pastruar, pasi mund të dëmtoni veshjen kundër ngjitjes.
1. Hiqni spinën nga priza në mur dhe lëreni pajisjen të ftohet.
2. Fshini pjesën e jashtme të pajisjes me një leckë të lagur.
3. Pastroni rrjetën mbrojtëse të kapakut "Turbo Crisp" dhe aksesorët e gatimit me ujë të ngrohtë,
detergjent të lëngshëm për enët dhe sfungjer jogërryes. Mund të përdorni një detergjent të
lëngshëm kundër yndyrës për të hequr papastërtitë e mbetura.
4. Në rast se pastrimi është i vështirë, futini aksesorët e gatimit në ujë të ngrohtë të përzier me
detergjent të lëngshëm enësh.
5. Mos e zhytni pajisjen në ujë ose në ndonjë lëng tjetër.
Shënim: Kapaku "Turbo Crisp" nuk mund të lahet në pjatalarëse.
Aksesorët mund të lahen në pjatalarëse, PËRVEÇ enës për kek. Pastrojeni këtë artikull manualisht
duke përdorur ujë të ngrohtë dhe detergjent.
PARALAJMËRIM: mos e vendosni enën për kek në pjatalarëse.
RUAJTJA
1. Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet në një sipërfaqe të sheshtë kundër nxehtësisë, së
bashku me aksesorët e gatimit.
2. Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastruara dhe të thata.
3. Ruajeni pajisjen horizontalisht, pa e mbuluar. Mos e ktheni përmbys dhe mos vini produkte mbi të.
4. Mund të fusni aksesorët e gatimit brenda tasit "Turbo Cuisine" për të kursyer hapësirë.
114