Herunterladen Diese Seite drucken

Samsung VS28C97 Serie Benutzerhandbuch Seite 81

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für VS28C97 Serie:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 291
• Nëse në një nga kunjat apo pikat e kontaktit të spinës ka pluhur, ujë etj.,
pastrojini ato me kujdes.
– Mund të shkaktohet funksionim jonormal ose goditje elektrike.
• Mos përdorni spinë ose kordon elektrik të dëmtuar apo prizë të lirshme.
– Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
• Shkëputni stacionin e fshesës nga priza përpara kryerjes së mirëmbajtjes.
• Mos e ekspozoni stacionin e fshesësndaj temperaturave të larta ose mos
lejoni që stacioni i fshesës të bjerë në kontakt me lagështi të çfarëdo lloji.
• Mos e lidhni stacionin e fshesës në një burim energjie me tension të
papërshtatshëm. Mos e lidhni stacionin e fshesës në një prizë me shumë
hyrje apo në një zgjatues.
– Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
• Nëse kordoni elektrik dëmtohet, ndërrojeni atë me një kordon të ri pranë
qendrës së autorizuar të shërbimit të "Samsung".
– Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
• Sigurohuni që terminalet e karikimit të fshesës me korrent dhe stacioni
i fshesës të mos bien në kontakt me përcjellës, si p.sh. byzylyk, orë dore,
shufër metalike, gozhdë etj.
– Produkti mund të pësojë avari ose mund të shkaktohet goditje
elektrike.
• Duke qenë se stacioni i fshesës është projektuar vetëm për fshesën me
korrent "Samsung Jet" pa kordon, mos e përdorni stacionin e fshesës për
pajisje të tjera elektronike dhe për qëllime të tjera.
– Mund të shkaktohet dëmtim i rëndë ose zjarr në stacionin e fshesës.
• Mos lejoni që fëmijët të kapin ose shtyjnë stacionin e fshesës.
– Mund të shkaktohet lëndim personal dhe dëmtim i produktit dhe i
dyshemesë.
• Mos e karikoni produktin pranë dritares, ngrohëses, tualetit, banjës etj.
Shqip  9

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Vs25c97 serie