Herunterladen Diese Seite drucken

Samsung VS28C97 Serie Benutzerhandbuch Seite 78

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für VS28C97 Serie:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 291
Informacione për sigurinë
• Kur e përdorni fshesën me korrent, bëni kujdes të mos lëndoheni me pjesët
lëvizëse apo rrotulluese.
– Mbajini pjesët e trupit tuaj (flokët, duart etj.) larg nga furça rrotulluese
ose nga disku rrotullues.
• Gjatë pastrimit të murit apo të tavanit, duhet të përdorni të dyja duart.
– Nëse pastroni me një dorë, mund të dëmtoni kyçin apo të rrëzoni
fshesën me korrent dhe të lëndoheni apo të dëmtoni fshesën.
• Mos e përdorni fshesën me korrent në objekte që mund të gërvishten lehtë
(monitorë, pajisje inoksi etj.).
• Ndonjëherë, rrota e një furçe mund të gërvishtë dyshemenë. Para
përdorimit të fshesës me korrent, kontrolloni rrotat e furçës.
– Nëse në rrotën e furçës ka lëndë të huaja të cilat nuk hiqen lehtësisht,
kontaktoni me një qendër shërbimi të "Samsung".
• Mos e prekni furçën kur është duke punuar furça rrotulluese brenda furçës.
– Përndryshe mund të zini dorën duke shkaktuar një lëndim.
• Mos e përdorni fshesën me korrent nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit apo
në nxehtësi të lartë.
• Nëse mbi furçë ushtrohet forcë e tepërt apo nëse ngecin lëndë të huaja në
furçën rrotulluese (ose diskun rrotullues), aksesorët mund të ndalojë punën
për të mbrojtur motorin ose produktin. Fikeni fshesën me korrent, hiqni
lëndët e huaja dhe më pas ndizeni sërish.
• Mund të shkaktohet elektricitet statik në varësi të lagështisë, temperaturës
apo materialit të dyshemesë etj. në shtëpinë tuaj. Nëse ndodh vazhdimisht,
kontaktoni me një qendër të shërbimit të "Samsung".
• Mos e përdorni furçën ose veglat në një vend për një kohë të gjatë sepse
dyshemeja mund të dëmtohet në varësi të materialit të saj.
6
Shqip

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Vs25c97 serie