Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Philips sonicare 9900 Prestige Bedienungsanleitung Seite 346

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für sonicare 9900 Prestige:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 62
346
Shqip
Sinjalizimi i sensorit të presionit
Intensiteti me përshtatje
Sinjalizimi i pastrimit
Ikona "SenseIQ" në dorezë do të ndriçojë kur
funksionet inteligjente janë aktive:
- gjatë larjes së dhëmbëve
- për të konfirmuar aktivizimin dhe çaktivizimin e
cilësimeve
Furça juaj e dhëmbëve "Sonicare" mat presionin që
ushtroni kur lani dhëmbët për t'i mbrojtur mishrat dhe
dhëmbët nga dëmtimi.
Nëse ushtroni presion të tepërt, doreza do të
ndryshojë dridhjen e saj dhe drita e sinjalizimit për
larjen do të pulsojë (vjollcë) në pjesën e poshtme të
dorezës derisa të pakësoni presionin.
Shënim: Sensori i presionit vjen i aktivizuar me
produktin. Për ta çaktivizuar këtë funksion, shihni
"Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve".
Furça e dhëmbëve "Sonicare" është projektuar me
"Intensitet me përshtatje" për të mbrojtur mishrat e
dhëmbëve. Nëse ushtroni presion të tepërt për një
kohë të gjatë, furça e dhëmbëve do ta ulë
automatikisht intensitetin me 1 nivel. Do të vëreni një
pauzë të shkurtër të sinjalizimit të presionit dhe do të
ndjeni që intensiteti do të ulet në nivelin tjetër më të
ulët.
Shënim: "Intensiteti me përshtatje" vjen i aktivizuar me
produktin. Për ta çaktivizuar këtë funksion, shihni
"Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve".
Shënim: Për çdo cikël të ri të larjes së dhëmbëve,
intensiteti do të kthehet në cilësimin tuaj të
parazgjedhur.
Furça e dhëmbëve "Sonicare" mat lëvizjet gjatë larjes
së dhëmbëve për të zbuluar sjelljen e pastrimit (shih
udhëzimet e larjes së dhëmbëve për teknikën
optimale). Nëse pastroni rregullisht gjatë larjes,
aplikacioni do t'ju rekomandojë të aktivizoni
"Sinjalizimin e pastrimit".

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis