Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Mirëmbajtja; Shënime Për Pastrimin - LG GBB548BLCZH Bedienungsanleitung

Und gefrierschrank
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 89
MIRËMBAJTJA
Shënime për pastrimin
• Kur hiqni një raft ose sirtar nga brenda pajisjes,
hiqni të gjitha ushqimet e vendosura nga rafti ose
sirtari për të parandaluar lëndimet ose dëmtimet
në pajisje.
− Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për
shkak të peshës të ushqimeve të vëna.
• Nëse pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit të
pajisjes duke përdorur fshesë me korrent, atëherë
duhet të hiqet kodroni i energjisë nga priza për të
shmangur çdo shkarkesë statike që mund të
dëmtojë pjesët elektronike ose të shkaktojë
goditje elektrike.
• Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë dhe
pastaj thajini mirë para se t'i vendosni përsëri.
• Fshijeni rregullisht gominën e derës me një leckë
të butë të njomë.
• Spërkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet të
pastrohen pasi mund të komprometojnë aftësinë
ruajtëse të koshit dhe mund të dëmtohet.
• Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar,
gërryer ose nuk është futur mirë kablli i energjisë.
• Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë
pajisjes.
− Hapësirat e ajrimit të bllokuara mund të
shkaktojnë zjarr ose dëmtim të pajisjes.
• Lustrimi sipërfaqeve metalike të jashtme të lyera
ndihmon në parandalimin e gërryerjes. Mos i
lustroni pjesët plastike. Lustrojini sipërfaqet
metalike të paktën dy herë në vit me një pastë
pajisjesh (ose pastë makinash). Aplikojeni pastën
me një leckë të pastër, të butë.
• Kur pastroni brenda ose jashtë pajisjes, mos e
fshini atë me furçë të ashpër, pastë dhëmbësh,
apo materiale që mund të ndizen. Mos përdorni
agjentë pastrimi që përmbajnë substanca të
ndezshme.
− Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtimin
e pajisjes.
− Substancat e ndezshme: alkool (etanol,
metanol, alkool izopropil, alkool izobutil, etj),
hollues, zbardhues, benzen, lëng i djegshëm,
abraziv, etj
22
• Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni një
sfungjer të pastër ose leckë të butë dhe
detergjent të butë me ujë të ngrohtë. Mos
përdorni pastrues gërryes ose të fortë. Thajeni
mirë me leckë të butë.
• Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në
lavastovilje.
− Pjesët mund të deformohen për shkak të
nxehtësisë.
• Nëse pajisja është e pajisur me një llambë LED,
mos e hiqni kapakun e llambës dhe llambën LED
për të tentuar riparimin apo ndreqjen e saj.
Kontaktoni qendrën LG Electronics të
informacionit për klientin.
SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis