Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gorenje TC 80 Z Gebrauchsanweisung Seite 118

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für TC 80 Z:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 35
VËREJTJE!
Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe
personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë
të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të
trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e
mundshme.
Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.
Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.
Pompën termike transportojeni në pozitë vertikale, në raste të
jashtëzakonshme mund ta lëvizni deri në 35° në të gjitha drejtimet.
Pompa termike nuk i destinohet përdorimit industrial dhe përdorimit në
hapësira ku gjenden materiet korrozive dhe eksplozive.
Kyçja e pompës termike në rrjetin elektrik duhet të bëhet në pajtim me
standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet pompës termike dhe instalimit të
përhershëm duhet të instalohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti
elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.
Pompa termike nuk mund të funksionojë pa ujë në kazan për shkak të rrezikut
të dëmtimit të agregatit!
Instalimi duhet të realizohet në bazë të dispozitave përkatëse sipas udhëzimeve
të prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.
Uji nga vrima zbrazëse e valvulës siguruese mund të pikë, për atë arsye ajo
duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.
Për funksionimin e drejtë të valvulës siguruese ju vetë duhet t'i bëni kontrollet
e rregullta në mënyrë që të largohet guri i ujit dhe të verifikohet a është e bllokuar
valvula siguruese.
Uji nga pompa zbrazet nëpërmes gypit prurës të kazanit. Për këtë arsye
preferohet që ndërmjet valvulës siguruese dhe gypit prurës të montohet një
element i posaçëm, apo një valvulë shfryrëse.
Në gypin prurës të pompës termike, medoemos duhet montuar valvula
siguruese me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), e cila parandalon rritjen e presionit
në kazan për më se 0,1 MPa (1 bar) mbi presionin nominal.
Ndërmjet pompës termike dhe valvulës siguruese nuk guxohet të montohet
valvula mbyllëse, ngase kështu do të pamundësohej funksionimi i valvulës
siguruese!
Derdhja e valvulës siguruese duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në
hapësirë që nuk ngrihet.
Para lëshimit në përdorim, në kapelën e aparatit medoemos duhet të vendosen
dy bërryla 90° (125 mm), të orientuar secili në anë të vet. Hapësira duhet të jetë e
ajrosur në mënyrë të përshtatshme.
Elementet në njësinë drejtuese elektronike janë nën tension edhe pas shtypjes
së fushës për ndalje (9) të pompës termike.
Nëse e ç'kyçni pompën termike nga rrjeti, duhet ta derdhni ujin prej saj për
shkak të rrezikut të ngrirjes.
Ju lutemi që prishjet eventuale në pompën termike të mos i përmirësoni vetë,
por lidhur me to ta lajmëroni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.
118

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis