Herunterladen Diese Seite drucken

LG GBB569NSAFB Bedienungsanleitung Seite 463

Kühlschrank und gefrierschrank

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 81
All manuals and user guides at all-guides.com
UDHËZIME SIGURIE
Direktivat e mëposhtme të sigurisë janë bërë për të parandaluar
rreziqet e paparashikueshme nga përdorimi i pasigurt ose i gabuar
i produktit.
Direktivat janë ndarë në 'PARALAJMËRIM' dhe 'KUJDES' siç
tregohet më poshtë.
Ky simbol është për të treguar rastet dhe punimet që
mund të shkaktojnë rrezik. Lexoni pjesën me këtë simbol
me kujdes dhe ndiqni udhëzimet për të shmangur rreziqet.
PARALAJMËRIM
Kjo tregon se mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë
dëmtime serioze ose vdekje.
KUJDES
Kjo tregon që mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë
lëndime të vogla ose dëmtime në produkt.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose
dëmtimeve të personave kur përdorni produktin tuaj, duhet të
ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet.
Fëmijët në shtëpi
• Pajisja nuk është bërë për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë
përvoje dhe njohurie, përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen në
lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë
e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë
me pajisjen.
• Nëse pajisja ka bravë (e disponueshme vetëm në disa modele),
mbajeni çelësin larg fëmijëve.
SQ
3

Werbung

loading