Herunterladen Diese Seite drucken

LG GSX961NSAZ Bedienungsanleitung Seite 1108

Kühlschrank und gefrierschrank

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 193
Për përdorim në Evropë:
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e sipër dhe
nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose
me mungesë përvoje dhe njohurie nëse mbikëqyren ose udhëzohen
në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i
kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet
nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Instalimi
•Kjo pajisje duhet të transportohet vetëm nga dy njerëz ose më
shumë duke e mbajtur pajisjen mirë.
•Sigurohuni që priza të jetë e tokëzuar mirë dhe që kunja e tokëzimit
në kordonin e energjisë të mos jetë e dëmtuar ose e hequr nga
spina. Për më shumë detaje mbi tokëzimin, pyesni në një qendër
informacioni për klientin të LG Electronics.
•Kjo pajisje është e pajisur me një kordon energjie që ka një
konduktor tokëzimi dhe një spinë tokëzimi. Spina e energjisë duhet
të lidhet me një prizë të përshtatshme që është instaluar dhe
tokëzuar sipas të gjitha kodeve dhe rregullave vendase.
•Nëse kabllo e energjisë është dëmtuar ose vrima e prizës është
shumë e lirë, mos e përdorni kabllon e energjisë dhe kontaktoni një
qendër shërbimi të autorizuar.
•Mos e lidhni pajisjen në priza elektrike të shumëfishta ose në kabëll
zgjatues.
•Mos e modifikoni ose zgjatni kordonin e energjisë.
•Mos përdorni kordonë zgjatimi ose adaptor dysh. Pajisja duhet të
lidhet me një linjë energjie të dedikuar e cila ka siguresë më vete.
•Instalojeni pajisjen në një vend ku është e lehtë të shkëputet spina
e energjisë të pajisjes.
•Bëni kujdes të mos e drejtoni spinën e energjisë lart ose ta lini
pajisjen të anohet mbi spinën e energjisë.
4
SQ

Werbung

loading