Herunterladen Diese Seite drucken

LG GBB61PZGGN Bedienungsanleitung Seite 460

Kühlschrank und gefrierschrank

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 78
Fridge
Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga 1 °C deri
në 7 °C.
Temperatura automatike e frigoriferit është 3 °C.
Express Cool
Ky funksion mund të ftohtë shpejt një sasi të madhe ushqimesh të tilla si perime, fruta e kështu me
radhë.
• Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin për 3 sekonda.
Freezer
Shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të përzgjedhur temperaturën e dëshiruar nga -15 °C
deri në -23 °C.
• Temperatura automatike e ngrirjes është -18 °C.
Express Freeze
Ky funksion mund të ngrijë me shpejtësi sasi të mëdha akulli ose ushqimesh të ngrira.
• Shtypni butonin Express Freeze për të aktivizuar funksionin për 24 orë. Funksioni fiket automatikisht
pas 24 orësh.
• Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin për 3 sekonda.
• Kur ky modalitet është ndezur, mund të dëgjohen zhurma dhe konsumi i energjisë mund të rritet.
Vacation
Ky funksion është i dobishëm kur jeni larg me pushime. Kur ky funksion është i aktivizuar, temperatura
e frigoriferit është 7 °C dhe temperatura e ngrirjes -15 °C. Kur ky funksion është i çaktivizuar,
temperatura e frigoriferit dhe e ngrirjes kthehen në konfigurimin e mëparshëm të temperaturës.
• Ky funksion aktivizohet dhe çaktivizohet çdo herë që shtypni butonin.
• Kur ky modalitet është i aktivizuar, butonat e tjerë përveç butonave Lock dhe Wi-Fi nuk janë
funksional.
• Eco Friendly është riemërtuar Vacation.
KUJDES
• Kur ky funksion është i aktivizuar, bëni kujdes për ruajtjen e ushqimeve që kërkojnë një temperaturë më
të ulët se temperatura e paracaktuar.
• Kur të ktheheni në shtëpi, mos harroni ta fikni këtë buton për të aktivizuar butonat e tjerë dhe që
cilësimet e frigoriferit të kthehen në temperaturën e mëparshme.
*1
Wi-Fi
Ky buton lejon që pajisja të lidhet me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë. Referojuni SMART FUNCTIONS për
informacione në lidhje me konfigurimin fillestar të aplikacionit LG ThinQ.
*1
Lock
Ky bllokon butonat në panelin e kontrollit.
• Për të kyçur butonat e panelit të kontrollit, shtypni dhe mbani shtypur butonin Lock për 3 sekonda
deri sa funksioni do të aktivizohet.
• Për të çaktivizuar këtë funksion, shtypni dhe mbani shtypur butonin Lock për 3 sekonda deri sa
funksioni të çaktivizohet.
SHËNIM
• Për të ruajtur ushqimin në mënyrë optimale, rekomandohet rritja ose ulja me 1 °C ose një nivel nga
temperatura e paracaktuar për secilën ndarje.
• Temperatura e shfaqur është temperatura e synuar dhe jo temperatura aktuale brenda pajisjes.
• Temperatura aktuale brenda pajisjes varet nga faktorët e mëposhtëm: temperatura e dhomës, sasia e
ushqimit dhe sa shpesh hapen dyert, vendndodhja e pajisjes. Caktoni temperaturat duke marrë
parasysh këta faktorë.
• Paneli i kontrollit do të fiket automatikisht për të kursyer energji.
• Nëse e prekni me gisht ose lëkurë panelin e kontrollit ndërsa e pastroni, funksioni i butonit mund të
vihet në punë.
15
SQ

Werbung

loading