Herunterladen Diese Seite drucken

Gorenje KT10LBW Bedienungsanleitung Seite 43

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 15
UDHËZIME PËRDORIMI
Ju falënderojmë që keni zgjedhur Gorenje. Shpresojmë që
të kënaqeni për shumë vite duke e përdorur këtë produkt.
Ky produkt është synuar vetëm për përdorim
familjar, jo për përdorim tregtar.
Përdorimi i synuar
Peshorja juaj e kuzhinës është projektuar për të peshuar
ushqimet dhe produktet ushqimore.
Ky produkt është synuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Masa mbrojtëse të rëndësishme
Kur përdorni pajisje me bateri, për të zvogëluar rrezikun nga
zjarri, rrjedhja e baterive, dëmtimet personale dhe dëmet
materiale duhet të zbatohen gjithmonë masat paraprake të
sigurisë, përfshirë ato më poshtë.
Përpara se të përdorni pajisjen, lexojeni me kujdes të gjithë
këtë manual.
Në këtë manual përshkruhet përdorimi i synuar.
Përdorimi i çdo aksesori ose shtese apo kryerja e çfarëdo
lloj veprimi me këtë pajisje, të ndryshme nga ato të
rekomanduara në këtë manual udhëzimi, mund të
paraqesin rrezik për dëmtim material.
Këtë manual, mbajeni për referencë në të ardhmen.
Përdorimi i pajisjes suaj
* Mos e vendosni pajisjen mbi ose pranë burimeve të
nxehtësisë.
* Mos e përdorni pajisjen në ambiente të jashtme.
* Pajisjen mbrojeni gjithmonë nga uji ose lagështia e tepërt.
* Mos e përdorni pajisjen në temperatura ambienti nën
10 °C ose mbi 30 °C.
Pas përdorimit
* Kur pajisja nuk do të përdoret për një periudhë të gjatë
kohe, hiqini bateritë.
* Kur nuk përdoret, pajisja duhet të ruhet në një vend të
thatë. Fëmijët nuk duhet të prekin pajisjet e ruajtura.
Inspektimi dhe riparimet
* Përpara përdorimit, kontrollojeni pajisjen për pjesë të
dëmtuara ose me defekt. Kontrollojeni thyerjen e pjesëve
dhe çdo aspekt tjetër që mund të ndikojë në funksionimin
e saj.
* Mos e përdorni pajisjen në qoftë se ndonjë pjesë është e
dëmtuar ose me defekt.
* Çdo pjesë të dëmtuar ose me defekt, riparojeni ose
zëvendësojeni nga një agjent i autorizuar për riparimin.
* Asnjëherë mos u përpiqni të hiqni ose të zëvendësoni
ndonjë pjesë tjetër, përveç atyre të specifikuara në këtë
manual.
Siguria elektrike
* Për të shmangur rrezikun e qarkut të shkurtër, mos e
zhytni pajisjen ose bateritë në ujë ose në lëng tjetër.
* Për pajisjen, përdorni vetëm llojin e duhur të baterive
(shikoni të dhënat teknike).
* Asnjëherë mos u përpiqni të karikoni bateri që nuk janë të
karikueshme.
* Përbërësit elektronikë brenda pajisjes mund të ndikohen
nga pajisje të tjera të përdorura afër tyre, siç janë telefonat
celularë ose furrat me mikrovalë. Në rast se kjo ndodh,
ekrani do të tregojë të dhëna të gabuara.
* Për të korrigjuar këtë, fikeni pajisjen ndërhyrëse ose
largojeni pajisjen prej saj.
Para përdorimit
* Hiqini të gjitha materialet e paketimit nga pajisja.
* Hapeni ndarjen e baterive në pjesën e poshtme të
peshores dhe hiqini shiritat e vegjël plastikë të vendosur
midis baterive dhe kontakteve.
* Më pas mbylleni ndarjen e baterisë, në mënyrë që të
dëgjohet kërcitja e kapakut të ndarjes së baterisë.
* Peshorja mund të shfaqë peshën në ml, gram (g), kg, lb
(ons) ose lb: oz. Njësinë që do të shfaqet, mund ta
vendosni duke shtypur butonin UNIT.
Konfigurimi
Vendoseni peshoren në një sipërfaqe të rrafshët dhe
rezistente ndaj nxehtësisë. Vendosja e qëndrueshme
është e domosdoshme për peshim të saktë.
NJOFTIM
► Kjo pajisje është e pajisur me këmbë gome që nuk
rrëshqasin. Meqenëse sipërfaqet e mobiljeve mund të
prodhohen nga një larmi materialesh dhe të trajtohen
me shumë lloje të ndryshme agjentësh pastrimi, nuk
mund të përjashtohet plotësisht që disa substanca të
përmbajnë përbërës të cilët mund të gërryejnë pjesët
e gomës dhe t'i zbusin ato. Nëse është e mundur, nën
këmbët e pajisjes vendosni një material kundër
rrëshqitjes.
Përdorimi
Ndezja dhe fikja
* Për të ndezur pajisjen, shtypni butonin ON / OFF.
* Për të fikur pajisjen, shtypeni përsëri butonin ON / OFF.
41
SQ

Werbung

loading