Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

JVC 0417MTH-VT-VT Bedienungsanleitung Seite 95

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 41
Informacione mbi Sigurinë
KUJDES
RREZIK I GODITJES
MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË MINIMIZUAR RREZIKUN E GODITJES
ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN
E PASME).
BRENDA PAJISJES NUK KA PJESË QË MUND TË
RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. DREJTOHUNI
PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIM.
Në kushte ekstreme moti (stuhi, vetëtima) dhe periudha të
gjata pa punë (kur shkoni me pushime) hiqeni televizorin
nga priza elektrike.
Priza elektrike përdoret për të shkëputur pajisjen e televizorit
nga rrjeti elektrik dhe për këtë arsye duhet të jetë gjithmonë e
gatshme për përdorim. Nëse televizori nuk është shkëputur
nga lidhja elektrike e rrjetit, pajisja do të marrë përsëri energji
elektrike në të gjitha situatat edhe nëse televizori është në
modalitetin e gatishmërisë ose i fikur.
Shënim: Ndiqni udhëzimet në ekran për funksionimin e
veçorive përkatëse.
Ju lutemi lexoni gjerësisht këto
udhëzime para montimit ose përdorimit
të pajisjes.
PARALAJMËRIM: Mos lejoni kurrë personat
(përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike,
ndijore ose mendore ose pa përvojë dhe/ose
njohuri që të përdorin pajisjen elektrike pa
mbikëqyrje përkatëse.
• Përdoreni këtë aparat televizori në një lartësi më të
vogël se 2000 metra mbi nivelin e detit, në vende të
thata dhe në rajone me klimë tropikale ose të butë.
• Aparati i televizorit është i projektuar për në shtëpi
dhe përdorim të përgjithshëm të ngjashëm, por
mund të përdoret edhe në vende publike.
• Për arsye ajrimi, lini të paktën 5 cm hapësirë të lirë
rreth televizorit.
• Ventilimi nuk duhet të pengohet nga mbulimi ose
bllokimi i vrimave të ventilimit me objekte, si p.sh.
gazeta, mbulesa tavoline, perde, etj.
• Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet me lehtësi.
Mos e vendosni televizorin, mobiliet, etj. mbi
kordonin elektrik. Një kordon elektrik/prizë i dëmtuar
mund të shkaktojë zjarr ose dridhje nga korrenti.
Përdoreni kordonin elektrik nga spina, mos e hiqni
nga spina televizorin duke tërhequr kordonin elektrik.
Mos e prekni kurrë kordonin/spinën elektrike me
duar të njoma pasi kjo mund të shkaktojë një qark të
shkurtër ose goditje elektrike. Mos e bëni asnjëherë
kordonin nyjë, apo ta lidhni me kordonë të tjerë.
Nëse dëmtohet, ai duhet të zëvendësohet dhe kjo
duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
• Mos e ekspozoni televizorin ndaj rrjedhjeve ose
spërkatjeve me lëngje dhe mos vendosni objekte
ELEKTRIKE
të mbushura me ujë, si vazo, kupa etj. mbi televizor
(p.sh. mbi raftet mbi aparatin).
• Mos e ekspozoni televizorin ndaj dritës së
drejtpërdrejtë të diellit ose mos vendosni flakë
të hapura si p.sh. qirinj të ndezur mbi ose pranë
televizorit.
• Mos vendosni asnjë burim nxehtësie si p.sh.
ngrohës elektrik, radiator, etj. pranë televizorit.
• Mos e vendosni televizorin mbi dysheme ose mbi
sipërfaqe të pjerrëta.
• Për të shmangur rrezikun e mbytjes, mbajini qeset
plastike larg nga foshnjat, fëmijët dhe kafshët
shtëpiake.
• Vendosni me kujdes mbështetësen te televizori.
Nëse mbështetësja është e pajisur me vidha,
shtrëngojini mirë për të parandaluar animin e
televizorit. Mos i shtrëngoni shumë vidhat dhe
montoni si duhet gominat e mbështetëses.
• Mos i hidhni bateritë në zjarr ose bashkë me
materiale të rrezikshme ose të djegshme.
Paralajmërim: Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj
nxehtësisë së lartë, si drita e diellit, zjarri, etj.
Kujdes
Rrezik i goditjes
elektrike
Mirëmbajtja
Shenjat mbi produkt
Simbolet e mëposhtme përdoren mbi produkt si një
shenjë për kufizimet dhe masat paraprake, si dhe për
udhëzimet për sigurinë. Çdo shpjegim do të merret
parasysh vetëm kur produkti ka shenjat përkatëse.
Kini parasysh këto informacione për arsye sigurie.
Pajisja e klasës II: Kjo pajisje është e projektuar
në mënyrë të tillë që të mos kërkohet një lidhje
elektrike sigurie për tokëzimin.
Pajisja e klasës II me tokëzim funksional:
Kjo pajisje është e projektuar në mënyrë të
tillë që të mos kërkohet një lidhje elektrike
sigurie për tokëzimin, lidhja e tokëzimit përdoret për
qëllime funksionale.
Lidhja mbrojtëse e tokëzimit: Terminali i
shënuar ka si qëllim lidhjen e përcjellësit
mbrojtës të tokëzimit për sa i përket telave të
përfshirë.
Terminali i rrezikshëm me elektricitet:
Terminali(et) i shënuar paraqet rrezik kur ka
elektricitet në kushtet normale të funksionimit.
Kujdes - shikoni udhëzimet e përdorimit:
i
Zona(t) e shënuar përmban bateri pila ose
pllakë që mund të ndërrohen nga përdoruesi.
Shqip - 3 -
Rrezik për dëmtime të rënda
ose vdekje
Rrezik nga voltazhi
Element i rëndësishëm i
mirëmbajtjes

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis