Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Përdorimi I Shërbimit Të Rrjetit Të Ndarjes Së Videos Dhe Audios - JVC 0417MTH-VT-VT Bedienungsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 41
Lidhja e pajisjeve të tjera pa tel(**)
Televizori juaj mbështet po ashtu teknologjinë e lidhjes
pa tel në rreze të shkurtër. Para se t'i përdorni këto lloj
pajisje pa tel me aparatin e televizorit, duhet të kryeni
një çiftim. Duhet të veproni si më poshtë për ta çiftuar
pajisjen tuaj me televizorin:
• Vendoseni pajisjen në modalitetin e çiftimit
• Nisni zbulimin e pajisjes në televizor
Shënim: Shikoni manualin e përdorimit të pajisjes pa tel për
të mësuar si ta vendosni pajisjen në modalitetin e çiftimit.
Për pajisjet audio duhet të përdorni opsionin
Lidhja e audios në menynë Sistemi>Tingulli, për
telekomandat opsionin Telekomanda inteligjente në
menynë Sistemi>Parametrat>Më shumë. Zgjidhni
opsionin e menusë dhe shtypni butonin OK për të
hapur menunë përkatëse. Me anë të kësaj menuje
mund të zbuloni dhe të lidhni pajisjet që përdorin të
njëjtën teknologji pa tel dhe të filloni t'i përdorni ato.
Ndiqni udhëzimet në ekran.
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj
Përdorimi i shërbimit të rrjetit të ndarjes së
videos dhe audios
Veçoria e ndarjes së videos dhe audios është një
standard që lehtëson procesin e shikimit në pajisjet
elektronike dixhitale dhe i bën ato më të lehta për
përdorimin në rrjetin e shtëpisë.
Ky standard ju lejon të shikoni dhe të lexoni fotografi,
muzikë dhe video të ruajtura në serverin e medias të
lidhur me rrjetin e shtëpisë.
1. Instalimi i softuerit të serverit
Veçoria e Ndarjes së audio dhe videos nuk mund të
përdoret nëse programi i serverit nuk është i instaluar
në kompjuterin tuaj ose nëse softueri i kërkuar i
serverit të medias nuk është i instaluar në pajisjen
shoqëruese. Përgatiteni kompjuterin tuaj me një
program të përshtatshëm të serverit.
2. Lidhuni me një Rrjet me tel ose me valë
Shikoni kapitujt për Lidhshmërinë me tel/pa telpër
informacione të detajuara për konfigurimin.
3. Lexo skedarët e ndarë me anë të
Shfletuesit të medias
Zgjidhni Shfletuesi i medias me anë të butonave
Majtas ose Djathtas nga menuja kryesore dhe
shtypni OK. Më pas do të shfaqet Shfletuesi i medias.
Shqip - 13 -

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis