Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

LG TONE Free HBS-FN6 Bedienungsanleitung Seite 361

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für TONE Free HBS-FN6:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Informacione të rëndësishme lidhur me sigurinë
Parandalimi i dëmtimit të dëgjimit
Mund të humbni dëgjimin përgjithmonë nëse dëgjoni muzikë me kufje me volum të lartë. Uleni volumin
duke e çuar në një nivel të sigurt. Me kalimin e kohës, mund ta rrisni volumin e zërit vetëm që ta
dëgjoni normalisht zërin, por kjo nënkupton se jeni duke e dëmtuar dëgjimin.
Nëse dëgjoni zhurmë në vesh ose zë të mbytur kur flisni, ndaloni së përdoruri kufjet dhe bëjini një
kontroll mjekësor dëgjimit. Sa më i lartë të jetë volumi i zërit, aq më shpejt ju dëmtohet dëgjimi.
Ekspertët sugjerojnë që, për të mbrojtur dëgjimin, duhet:
• Të kufizoni kohën gjatë së cilës i përdorni kufjet me volum të lartë zëri.
• Të mos e ngrini volumin e zërit me qëllim që të "mbysni" zhurmën
e ambientit.
• Ta ulni volumin nëse nuk mund t'i dëgjoni njerëzit pranë jush kur
ata ju flasin.
Ju lutem, shihni udhëzuesin e përdoruesit të kufjeve për më shumë informacion lidhur me mënyrën se
si duhet të përshtatet volumi i zërit në kufje.
Përdorimi i sigurt i kufjeve
Nuk rekomandohet që t'i përdorni kufjet për të dëgjuar muzikë gjatë kohës kur jeni duke ngarë
automjetin, madje në disa shtete kjo përbën vepër penale. Bëni kujdes dhe jini syçelë gjatë kohës
kur ngisni automjetin. Mos e përdorni këtë pajisje nëse përdorimi i saj ju pengon ose shpërqendron
gjatë ngarjes së çdo lloj automjeti ose gjatë çdo lloj veprimtarie tjetër për kryerjen e së cilës duhet
vëmendje e plotë.
89

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Tone free hbs-fn5uTone free hbs-fn4

Inhaltsverzeichnis