Udhëzime sigurie të veçanta
Udhëzime speciale për të gjitha përdorimet
Udhëzime përdorimi për prerjen, zmerilimin, punimin me dorë, pastrimin dhe prer
jen tërthore:
a. Kjo vegël elektrike përdoret si fresibël, zmerilues, furçë teli, pastrues, lucidues
dhe sharrë bango. Kini parasysh te gjithë udhëzimet, ilustrimet dhe të dhënat
që shoqërojnë pajisjen.
Nëse nuk do ti kini parasysh udhëzimet, mund të shkaktoni goditje elektrike, zjarr
ose mund te lëndoheni rëndë.
b. Mos përdorni asnjë aksesor, i cili nuk është prodhuar nga prodhuesi për këtë
vegël elektrike.
Vetëm nëse ju mund ta montoni aksesorin në makinerinë tuaj atëherë mund ta për-
dorni në mënyrë të sigurt.
c. Shpejtësia e lejuar e veglës në përdorim duhet të jetë të paktën po aq e lartë sa
edhe numri maksimal i rrotullimeve të regjistruara në pajisje.
Aksesorët të cilët rrotullohen shpejt sesa lejohet, mund të thyhen dhe të fluturojnë.
d. Diametri i jashtëm dhe trashësia e pjesës duhet të përkojnë me përmasat
e veglës elektrike.
Pjesët me përmasa të gabuara nuk mund të mbrohen ose kontrollohen siç duhet.
e. Pjesët zëvendësuese me filetim duhet të përshtaten saktësisht me mekanizmin
e diskut zmerilues. Për pjesët që janë montuar me anë të një fllanxhe, diametri
i vrimës së pjesës duhet të përputhet me diametrin montues të fllanxhës.
Përdorimi i pajisjeve që nuk përshtaten saktësisht në boshtin e veglës elektrike
rrotullohen në mënyrë të pabarabartë dhe mund të çojnë në humbjen e kontrollit.
f.
Mos përdorni vegla me pjesë të dëmtuara. Para çdo përdorimi kontrolloni
pjesët si disqet zmeriluese për plasaritje dhe çarje, konsum të madh, furçat
e tehut për tela të liruar ose të thyer. Nëse kjo vegël elektrik ose pjesë
zëvëndësuese rrëzohet, provoni nëse është dëmtuar dhe përdorni një vegël
të padëmtuar. Pasi ta keni kontrolluar dhe vendosur veglën në punë qëndroni
vetë dhe mbajini njerëzit larg nga fusha e diskut rrotullues dhe aktivizojeni
me xhiro të plota për një minutë.
Pjesët e dëmtuara zakonisht thyhen gjatë kësaj kohe të testimit.
g. Mbani veshur pajisje mbrojtëse personale. Në varësi të përdorimit, përdorni
mbrojtje fytyre të plotë, mbrojtje sysh ose syze sigurie. Sa herë që është
e nevojshme mbani një maskë kundra pluhurit, mbrojtëse veshësh ose një
përparëse që i mban grimcat abrazive dhe të materialit larg jush.
Sytë duhet të mbrohen nga copat e vogla që fluturojnë, të cilat shkaktohen nga për-
dorimet e ndryshme. Maska e pluhurit apo pajisja e frymëmarrjes duhet të filtrojë
pluhurin e gjeneruar gjatë përdorimit. Nëse ekspozoheni ndaj zhurmës së fortë për
një kohë të gjatë, mund të përjetoni humbje të dëgjimit.
1221224_BDA Winkelschleifer WB 550 WS.indd 35
1221224_BDA Winkelschleifer WB 550 WS.indd 35
35
02.10.20 11:11
02.10.20 11:11