Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita CJ105D Betriebsanleitung Seite 183

Akku-thermo-jacke / akku-thermojacke
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CJ105D:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 23
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
Kur nuk është në përdorim, magazinojeni si vijon:
Lëreni të ftohet përpara se ta palosni.
Mos e zhubrosni pajisjen duke vendosur artikuj mbi të gjatë magazinimit.
Ekzaminojeni pajisjen shpesh për shenja konsumimi ose dëmtimi.
Nëse ka shenja të tilla ose nëse pajisja është keqpërdorur,
kthejeni atë te furnitori përpara çdo përdorimi të mëtejshëm.
Kjo pajisje nuk është prodhuar për përdorim mjekësor në spitale.
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat e ndjeshëm ndaj
nxehtësisë dhe persona të tjerë shumë vulnerabël që nuk janë
në gjendje të reagojnë ndaj mbinxehjes.
Fëmijët nën moshën trevjeçare nuk duhet të lejohen ta përdorin këtë
pajisje për shkak të paaftësisë së tyre për të reaguar ndaj mbinxehjes.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijët e vegjël mbi moshën
trevjeçare në rast se kontrollet nuk janë paravendosur nga
prindi ose kujdestari, ose nëse fëmija nuk është udhëzuar
mjaftueshëm rreth mënyrës së përdorimit të sigurt të kontrolleve.
Çelësi ose njësia e kontrollit nuk duhet lejuar të laget gjatë larjes
dhe gjatë tharjes kordoni duhet të pozicionohet në mënyrë të tillë
që uji të mos rrjedhë brenda çelësit ose kontrollit.
Për përdoruesit në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
të moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
shqisore ose mendore, ose që u mungon përvoja dhe njohuria,
nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në lidhje me
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptimin e rreziqeve të mundshme.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
Për përdoruesit në zona ndryshe nga Evropa: Kjo pajisje nuk
është prodhuar për t'u përdorur nga persona (duke përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
të cilëve u mungon përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën
mbikëqyrje ose udhëzuar për përdorimin e kësaj pajisjeje nga
një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
183 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis