Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita CJ105D Betriebsanleitung Seite 171

Akku-thermojacke
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CJ105D:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 20
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që xhaketa të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektime apo mirëmbajtje.
KUJDES:
Nëse xhaketa nuk fiket ose gjendet
ndonjë defekt në një kuti baterie të karikuar
plotësisht, pastroni fundet e kontaktit të mbajtësit
të baterisë dhe kutisë së baterisë. Nëse xhaketa
vazhdon të mos punojë mirë, ndaloni përdorimin
e xhaketës dhe kontaktoni me qendrën tonë të
autorizuar të shërbimit.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i xhaketës ose i jelekut
Për të gjitha modelet
Shkëputeni mbajtësen e baterisë nga xhaketa ose
jeleku përpara se ta lani.
Ndiqni udhëzimet në etiketë.
Mos e lani xhaketën ose jelekun me rroba të tjera.
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet humbje
e ngjyrave ose transferim i ngjyrave.
Përdorni rrjetën e rrobave kur përdorni lavatriçe.
Mos përdorni zbutës.
Përdorni vetëm detergjent neutral.
Pas larjes, nxirreni menjëherë xhaketën ose
jelekun nga lavatriçja.
Sigurohuni që të mbyllni zinxhirin përpara larjes.
Vetëm për CJ106D / DCJ206
Performanca e pjesëve të reflektorit të dritës mund
të dobësohen nga larja.
Lajeni me lavatriçe me një cikël delikat (Numri i
herëve të larjeve është deri në 25 herë.)
Numri i herëve të larjeve nuk është faktori i vetëm
që vendos jetëgjatësinë e xhaketës.
Jetëgjatësia e xhaketës ndryshon sipas mënyrës
së përdorimit, mënyrës së përkujdesjes dhe
gjendjes së ruajtjes.
Nëse pjesët e reflektorit të dritës ose veshjet janë
përkeqësuar, zëvendësojeni me një xhaketë të re.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Mbajtësi i baterisë
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
171 ALBANIAN

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis